Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Fshehu marokenin nën rimorkion e kamionit, procedohet 30-vjeçari në Qafë Thanë

Lapsi.al 5 August 2025
Fshehu marokenin nën rimorkion e kamionit, procedohet 30-vjeçari

Policia Kufitare e Korçës ka goditur dy raste të paligjshmërive në pikë-kalimet kufitare Qafë Thanë dhe Goricë.

Në një rast, një shtetas nga Maqedonia e Veriut u kap duke transportuar një emigrant të paligjshëm maroken. Ndërsa në rastin tjetër, një banor i Zaroshkës u kap me mallra kontrabandë pa fatura. Të dy personat janë proceduar në gjendje të lirë dhe materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës.

Njoftimi i policisë:

Goditen në PKK Qafë Thanë dhe në PKK Goricë, 2 raste të paligjshmërive në kufi. Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë konstatuan në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 2 raste të paligjshmërive në kufi. Konkretisht:

-Në PKK Qafë Thanë, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte shtetasi V. T., 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, u gjet i fshehur nën rimorkio, 1 shtetas maroken. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 30-vjeçarin, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;

-Në PKK Goricë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi T. A., 63 vjeç, banues në fshatin Zaroshkë, u gjetën produkte ushqimore dhe medikamente, të papajisura me fatura blerjeje. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 63-vjeçarin, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. Gjithashtu, mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Kontrollet kundër paligjshmërive në kufi dhe tentativave për të lëvizur ilegalisht, vijojnë, krahas punës për menaxhimin e fluksit dhe ofrimin e një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë për qytetarët. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI