Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Berisha: Altin Dumani po hesht si fija e barit për skandalin e McGonigal

Lapsi.al 5 August 2025
Berisha: Altin Dumani po hesht si fija e barit për skandalin e McGonigal

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se ish-zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal  merrte para kundër tij dhe fshihej. Berisha tha se McGonigal punonte për sanksionimin e tij. Ai shtoi se për McGonigal, kreu i SPAK Altin Dumani hesht si fija e barit. Sipas tij, Dumani nuk hap një dosje këtu dhe përpiqet të tregojë se është shërbëtor.

Pjesë nga fjala e Berishës:

As për të parën, as për të dytën. Unë kam vetëm një përgjigje për të dyja, nuk jam zëdhënës i kompanisë në fjalë. Nuk jam zëdhënës i kompanisë, kompania ka rregullat e saj të funksionimit, drejtohuni asaj. Edhe njëherë, nuk kam asnjë koment për ato çka nuk më takojnë mua. Për ato, shkruaji kompanisë, të të kthejë përgjigje kompania. Rëndësi të madhe këtu ka që ajo është transparente, nuk është mafioze siç ishte Lou Bladel, McGonigal, Rossini. Ajo është transparente. McGonigal merrte para kundër Sali Berishës dhe fshihej.

McGonigal punonte për sanksionimin e Sali Berishës dhe fshihej. Pra, të mos i ngatërrojmë gjërat sepse ti je gazetar. Dhe për McGonigal, Altin Troplini hesht si fija e barit, paçka se Edi Rama nga zyra e tij i ka dhënë 225 mijë dollarë për të punuar kundër Sali Berishës dhe opozitës. Kurse ato janë probleme transparente. Ajo kompani i ka afishuar që të gjitha... Pagesat nuk kanë asnjë lidhje me mua. Tani, për të gjitha këto, drejtohu kompanisë, unë nuk jam zëdhënës i saj.

E rëndësishme është që kompania është transparente. Nuk veprojnë siç vepruan Lou Bladel, Marco Rossini dhe McGonigal me Edi Ramën, hiena apo mafioze të cilët merrnin paratë e taksapaguesve për të shkatërruar opozitën e vendit dhe sot mbrohen nga Altin Troplini. Ai është në burg atje, kurse ky nuk hap një dosje këtu dhe përpiqet të tregojë se është shërbëtor i shpifur i kreut të organizatës kriminale shqiptare.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI