Flash

"Propagandë e Hamasit"/ Netanyahu: S’ka mungesë të ushqimeve në Gaza

Lapsi.al 4 August 2025
"Propagandë e Hamasit"/ Netanyahu: S’ka mungesë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pohoi se ka biseduar me drejtuesin rajonal të Kryqit të Kuq, Julien Lerisson, dhe i ka kërkuar që të angazhohet në ofrimin e ushqimit dhe kujdesit mjekësor për pengjet që mbahen në Gaza. Kjo deklaratë vjen pasi Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez shfaqën dy pengje izraelite, Evyatar David dhe Rom Braslavski, në një gjendje të dukshëm të rënduar.

Ai tha se i kishte thënë Lerissonit se gënjeshtra për urinë që përhap Hamasi po shpërndahet në mbarë botën, duke shtuar se ndaj pengjeve izraelite po kryhet një urije sistematike.

“Bota nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj pamjeve tronditëse që sjellin ndërmend krimet naziste”, tha Netanyahu duke u bërë thirrje vendeve të dënojnë Hamasin dhe Xhihadin Islamik.

Izraeli është akuzuar për krijimin e një urie të qëllimshme në Gaza duke kufizuar qajen në ushqime brenda enklavës. Izraeli mohon se është përgjegjës për mungesat e ushqimit dhe thotë se pretendimet për uri në Gaza janë propagandë nga Hamasi por organizatat humanitare e kanë akuzuar qeverinë izraelite për krijimin e kaosi, urie dhe vdekjeje.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI