Flash

Netanyahu vendos të pushtojë të gjithë Rripin e Gazës

Lapsi.al 4 August 2025
Netanyahu vendos të pushtojë të gjithë Rripin e Gazës

Sipas raportimeve të medias izraelite, Benjamin Netanyahu thuhet se në takimin që ka zhvilluar me ministrat ka deklaruar se synon t’i kërkojë zyrtarisht kabinetit të miratojë një vendim për një pushtim të plotë ushtarak të Rripit të Gazës. Ndërsa zyrtarë të lartë në zyrën e kryeministrit izraelit thanë se "vendimi është marrë dhe se Izraeli po ecën përpara me pushtimin e Rripit të Gazës".

Sipas të njëjtëve zyrtarë, të cituar nga Channel 12, "Hamasi nuk do të lirojë më pengje pa një dorëzim të plotë, ne nuk do të dorëzohemi. Nëse nuk veprojmë tani, pengjet do të vdesin nga uria dhe Gaza do të mbetet nën kontrollin e Hamasit".

Në të njëjtën kohë, sipas Jerusalem Post, urdhri iu përcoll edhe Shefit të Forcave të Armatosura, i shoqëruar nga një mesazh i qartë dhe i ashpër: "Nëse nuk jeni dakord, atëherë jepni dorëheqjen".

IDF kontrollon afërsisht 75% të enklavës palestineze. Plani i ri synon të pushtojë 25% të mbetur, që do të thotë kontroll i plotë i të gjithë Rripit të Gazës. Megjithatë, mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me miliona civilë dhe organizata humanitare që ende veprojnë në zonë.

IDF duket se është kundër mundësisë së një pushtimi të plotë, duke vlerësuar se do të duhen vite për të eliminuar plotësisht infrastrukturën e Hamasit ndërsa në të njëjtën kohë ka paralajmëruar se jeta e pengjeve është në rrezik në rast të një pushtimi të zonave ku ata mbahen.

Pavarësisht rezervave, Netanyahu tha më parë se do të mblidhte kabinetin për t'i dhënë urdhra specifikë ushtrisë për të vazhduar operacionet ushtarake. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI