Flash

Berisha: Zgjidhja është krijimi i trupave gjykuese jashtë kontrollit të tyre

Lapsi.al 4 August 2025
Berisha: Zgjidhja është krijimi i trupave gjykuese jashtë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për mediat pasi doli nga SPAK, theksoi se çdo gjykatë që kontrollohet nga prokurori, që i çon dosjen, do ketë të njëjtin trajtim nga opozita. Berisha u shpreh se do të luftoj për një parim ndërkombëtar të drejtësisë dhe çdo qytetar shqiptar. Kreydemokrati gjithashtu theksoi se askush nuk duhet të jetë jashtë kontrollit ligjor. Sipas tij sot jashtë kontrollit ligjor është vetëm një grupi i SPAK të cilët me dokumente zyrtare fshehin krime monstruoze të prokurorëve që punojnë këtu.

"Sipas meje? Jo sipas jush. Jo, këtu duhet të jemi bashkë. Ata kontrollohen... Tani, kjo nuk ka të bëjë me asnjë nga gjykatësit si person i veçantë, besoj se jam i qartë. Kjo ka të bëjë me një parim që nuk ekziston kund në botë përveçse në Shqipëri, që gjykatësi, të cilit i dorëzohet dosja, i kontrollohet korrespondenca dhe telefoni nga prokurori që i dorëzon dosjen. Kjo nuk mund të ndodhë. Kjo është një drejtësi, unë nuk mund të them, por ndoshta edhe në diktaturë nuk ka ekzistuar e tillë. Por kjo shtë absolutisht në kundërshtim me çdo parim.

Sigurisht që unë do të luftoj gjer në fund, nuk e kam për veten time, për një parim ndërkombëtar të drejtësisë për çdo qytetar shqiptar. Askush nuk duhet të jetë jashtë kontrollit ligjor. Sot jashtë kontrollit ligjor është vetëm një grup këtu i skapistëve, të cilët me dokumente zyrtare fshehin krime monstruoze të prokurorëve që punojnë këtu. Dhe do ua sjell unë këtu të gjitha dëshmitë e Eriona Dautajt, ajo e BKH-së, të gjitha bisedat që ajo bën me eksponentë kryesorë të Skapit.

Por kur Altin Troplini thirri njërin dhe i tha, po ti i tha me dosjen e Ymer Lalës, të akuzuar për vrasje, të cilit i bëre 19 pyetje dhe asnjë pyetje për vrasjen? Dhe ky e qepi gojën. Se ky kishte bërë atë trajtim. Tjetri i rikujtoi dosjen e Altin Hajrit, për të cilën thonë se ky ka marrë 700 mijë euro, nuk e di, kështu thonë, e akuzojnë direkt këtë. Dhe së fundmi, akti më klamoroz është amnistia që ky i bëri Elvis Doçit, kapos kryesor të kartelit Troplini.

Mbajti në xhep urdhër-arrestin të cilën gjykata e firmosi pasi e mbajti për dy muaj. Edhe sot ai është në shtëpinë e tij sepse ka garanci Altin Troplinin. Kështu pra, çdo gjykatë, e cila është në kontrollin e prokurorit që çon dosjen, ka të njëjtin trajtim nga ne. Sigurisht këta do marrin këto vendime, por zgjidhja është të krijohen trupa gjykuese jashtë kontrollit të tyre. Se këta kontrollojnë gjykatën speciale, nuk kontrollojnë gjykatën e Tiranës. Por kjo do shkojë në gjykatën ndërkombëtare në Strasburg, do jetë çështje kryesore në Këshillin e Europës dhe afërmendshi do marrë turpin e tij me deklaratën që bëri afërmendsh," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI