Flash

Djali plagos me thikë nënën e tij në Dibër, transportohet në spitalin e Traumës

Lapsi.al 2 August 2025
Djali plagos me thikë nënën e tij në Dibër,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Maqellarë të Dibrës, ku një 25-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nëna e tij, 48-vjeçarja me iniciale N.S., e cila raportohet se është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, është goditur shtatë herë me mjet prerës dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Familjarët dhe fqinjët janë tronditur nga ngjarja, ndërsa forcat e rendit kanë shoqëruar autorin dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e incidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI