Flash

Dënimi me burg i Dodik, Vuçiç: Nuk e njohim vendimin, i ndikuar politikisht

Lapsi.al 2 August 2025
Dënimi me burg i Dodik, Vuçiç: Nuk e njohim vendimin, i

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç iu drejtua qytetarëve pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe deklaroi se kishin diskutuar për dy pika në rendin e ditës: situata në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Mbledhja e Këshillit Serb të Sigurisë Kombëtare u njoftua pasi Vuçiç tha se Serbia nuk kishte qenë në situatë më të vështirë që nga viti 2008, deklaratë e dhënë pas shpalljes së vendimit që dënon presidentin e Republikës Serbe në Bosnje, Milorad Dodik, me 1 vit burg dhe largim nga politika për 6 vjet. Në deklaratën pas mbledhjes, Vuçiç tha se të gjitha institucionet shtetërore serbe janë të detyruara, sipas këtij rakordimi në Këshillin e Sigurisë, që të kenë të njëjtin qëndrim dhe shtoi se Serbia nuk e pranon vendimin e gjykatës për Dodik.

"Ne e dënojmë fuqimisht vendimin kundër Presidentit Milorad Dodik me një vit burg dhe ndalim të angazhimit në politikë, për mungesë respekti ndaj Christian Šmit. Këto vendime janë thellësisht imorale dhe shkelin parimet themelore, nga e drejta e lirisë së shprehjes deri te e drejta e sovranitetit dhe integritetit, dhe shkelin Kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Marrëveshjen e Dejtonit. Prandaj, Serbia nuk i pranon vendimet e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës", tha Vuçiç.

Vuçiç nuk e përmendi BE në argumentet e tij, por, njësoj si Milorad Dodik një ditë më parë, tha se vendimi ishte i ndikuar politikisht. Lideri i serbëve të Bosnjës një ditë më parë përmendi Komisioneren e BE për Zgjerimin, Marta Kos për vendimin dhe akuzoi Europën për ndërhyrje.

"Mund ta keni vënë re se si ai vendim ishte përgatitur politikisht me presion të jashtëzakonshëm nga aktorë të ndryshëm politikë. Aq sa partitë në Sarajevë kërcënuan të dilnin në demonstrata nëse vendimi nuk do të ishte bindës. Këtë e bënë edhe përfaqësues të partisë së Ministrit të Punëve të Jashtme të BiH. Ata që flasin për sundimin e ligjit dhe pastaj e përcaktojnë vendimin bazuar në numrin e demonstruesve që do të kryejnë",- tha presidenti serb.

Në deklaratën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Vuçiç tha se aty u diskutua edhe për Kosovën, e cila shkon në zgjedhje lokale në muajin tetor. Sipas presidentit serb, Albin Kurti, kreu në detyrë i qeverisë në Kosovë, do të diskreditojë Listën Serbe përpara procesit elektoral.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 1 gusht 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.2 lekë dhe do shitet me 85.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

08:21

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI