Flash

Borrell: Po ndodh një gjenocid në Gaza, BE-ja boll u bë bashkëfajtore

Lapsi.al 2 August 2025
Borrell: Po ndodh një gjenocid në Gaza, BE-ja boll u bë

Josep Borrell ka deklaruar këtë të premte, më 1 gusht, se po ndodh një gjenocid në Gaza dhe se Bashkimi Evropian ka përgjegjësinë ligjore dhe morale për të ndaluar së qenuri bashkëfajtor, duke qëndruar pasiv.

“Ata që nuk veprojnë për ta ndalur këtë gjenocid dhe këto shkelje të së drejtës ndërkombëtare, edhe pse kanë mundësinë për ta bërë këtë, janë bashkëfajtorë.

Fatkeqësisht, ky është rasti me udhëheqësit aktualë të Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare, të cilët refuzojnë të sanksionojnë Izraelin, pavarësisht detyrimit ligjor të Bashkimit Evropian për ta bërë këtë”,-shkruan Borrell.

Ai tha se nuk ka më dyshim se qeveria izraelite po kryen gjenocid në Gaza, duke vrarë dhe lënë të uritur civilët pas shkatërrimit sistematik të infrastrukturës.

Borrell kritikoi shkeljet e rënda dhe të përsëritura të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Zyrtari i lartë i BE-së tha se për një vit e gjysmë, BE nuk ka arritur të mbrojë ambiciet e saj për të drejtat e njeriut, drejtësinë ndërkombëtare apo zgjidhjen me dy shtete, dhe kjo ka dobësuar rëndë reputacionin geopolitik të BE-së, jo vetëm në botën myslimane, por globalisht.

Ai paralajmëron se udhëheqësit e BE-së dhe shteteve anëtare mund të përballen në të ardhmen me përgjegjësi për bashkëfajësi në krime kundër njerëzimit. Ndaj sipas tij është urgjente të veprohet tani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI