Flash

SPAK sekuestron 25 pasuri ndaj një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

Lapsi.al 1 August 2025
SPAK sekuestron 25 pasuri ndaj një grupi kriminal të dënuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 25 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme ndaj një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë, në kuadër të një procedimi pasuror që po zhvillohet në Shqipëri.

Në njoftimin e SPAK thuhet se jane sekuestruar pasurite e shtetasit D.D. dhe familjarëve të tij, të gjithë nën hetim për pasuri të dyshuara si rezultat i veprimtarisë kriminale. Grupi në fjalë është dënuar më parë në Belgjikë për vepra penale si “vjedhje në formë të grupit të strukturuar kriminal”.

SPAK bëri me dije se një pjesë e sendeve me vlerë si ora, bizhuteri, monedha ari dhe automjete janë sekuestruar më parë gjatë kontrolleve të banesave, si pjesë e një kërkese për ndihmë juridike nga autoritetet belge.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H.

Këta shtetas janë subjekte të hetimit pasuror sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar (ligji nr. 10192, datë 03.12.2009) pasi rezultojnë të dënuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim në formën “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar në legjslacionit tonë penale sipas neneve 134, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të personave nën hetim pasuror dhe të personave të lidhur me ta, të cilat sipas hetimeve të deritanishme rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohen se janë rezultat i veprimtarisë kriminale së tyre.

Pasuri të sekuestruara:

Pasuri të paluajtshme: 9

Subjekte tregtare: 1 (“GUARD SECURITY”)

Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë)

Shuma monetare:

Euro: 77,360 €

Lekë: 2,055,000 lekë

Paund britanik: 1,150 £

Orë dore të markave të ndryshme: 52

Bizhuteri: mbi 35 copë

Monedha ari: 32

Pajisje elektronike: 15

Laptopë: 2

iPad: 5

Kamera/aparate fotografike: 8

Theksojmë se sendet me vlerë, si ora, bizhuteri, monedha ari, automjete dhe mjete motorike janë sekuestruar më parë në kuader të ekzekutimit të kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve për llogari të kerkesave për ndihme juridike të autoriteteve belge.

Për ekzekutimin e sekuestros u kryen veprimet nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, së bashku me Administratorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Tiranë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 1 gusht 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.2 lekë dhe do shitet me 85.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

08:21

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI