Flash

GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryetarin e bashkisë Tropojë

Lapsi.al 1 August 2025
GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryetarin e bashkisë Tropojë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për kryetarin e bashkisë Tropojë, Rexh Byberi dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët ishin nën masën e arrestit shtëpiak.

Vendimi i fundit i togave të zeza përcakton për të dy të hetuarit ‘detyrimin për paraqitje’ një herë në muaj.

Sipas avokatëve mbrojtës, masa e mëparshme e arrestit shtëpiak ka kaluar afatin 6-mujor të përcaktuar nga ligji, duke iu referuar si precedent vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Mimoza Margegajt.

Rexh Byberi dhe Abedin Kërrnaja po hetohen për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “prerjes së paligjshme të pyjeve”, në kuadër të një çështjeje që lidhet me hapjen e një rruge në territorin e bashkisë Tropojë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, hapja e rrugës me gjatësi 3.2 kilometra, që në pjesën më të madhe përkon me një rrugë këmbësore ekzistuese, është kryer pa ndjekur procedurat ligjore të domosdoshme.

Nga hetimet rezulton se nuk është aplikuar në sistemin elektronik “e-leje”, siç kërkohet për ndërtimet publike nga njësitë vendore. Po ashtu bashkia nuk ka bashkëpunuar me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, për hartimin e Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.

Po ashtu, nuk është bashkërenduar puna me ministrinë përkatëse të linjës, për të vlerësuar impaktin dhe pasojat e ndërtimit të rrugës. Në një seancë të mëparshme, gjykata i kërkoi Prokurorisë të marrë në pyetje ekspertët teknikë, që kanë përcaktuar dëmin mjedisor dhe ekonomik të shkaktuar nga ndërhyrja. Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa dy zyrtarët lokalë do të përballen me drejtësinë në gjendje të lirë, me detyrim paraqitjeje.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 1 gusht 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.2 lekë dhe do shitet me 85.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihe...

08:21

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI