Flash

SHBA vendos tarifa të reja doganore për importet

Lapsi.al 1 August 2025
SHBA vendos tarifa të reja doganore për importet

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur tarifa të reja të rritura për importet nga një sërë partnerësh tregtarë, si pjesë e përpjekjeve për të ulur deficitin tregtar dhe për të rritur të ardhurat kombëtare. Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që parashikon vendosjen e tarifave doganore më të larta për një gamë të gjerë produktesh që vijnë nga dhjetëra vende të botës. Ky veprim, sipas Shtëpisë së Bardhë, ka për qëllim “ristrukturimin e tregtisë globale në favor të punëtorëve amerikanë.”

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, në orën 00:01 me orën lokale të Uashingtonit, dhe jo më 1 gusht siç ishte parashikuar fillimisht.

Sipas informacionit zyrtar, tarifa minimale për importet nga shumica e vendeve, përveç atyre të përjashtuara më poshtë, është vendosur në 10%. Ndërkohë, mallrat që dyshohet se kalojnë në vendet e treta për të shmangur tarifat më të larta do të përballen me tarifa shtesë ndëshkuese.

Ndër vendet që kanë nënshkruar marrëveshje tregtare me SHBA-në brenda afatit janë Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut, për të cilat do të aplikohet një tarifë prej 15%. Mbretëria e Bashkuar, ku produktet do të tarifohen me 10%.

Ndërkohë, disa ekonomi si Kina, Kanadaja dhe Meksika janë subjekt i rregullave të veçanta tregtare dhe trajtohen në bazë të dispozitave specifike që nuk përfshihen në këtë urdhër të ri.

Të këshilluara

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

Një aksident ajror raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Venezuelë, ku si pasojë shtatë persona kanë humbur jetën. Sipas mediave të huaja aeroplai ushtarak ...

15:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI