Flash

Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

Lapsi.al 31 July 2025
Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit. Një person është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes dy shokësh në një lokal ku dhe kishin konsumuar alkool. Në konflikt e sipër njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar tjetrin. Mësohet se është plagosur Erald Shullazi, të cilin fatmirësisht plumbi e ka kapur në dorë.

Menjëherë pas ngjarjes, autori Albert Dollaku është larguar nga vendi i krimit. Personi i lënduar është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori u identifikua dhe u vu në pranga. Ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku ka dhënë dëshminë e tij dhe ka rrëfyer ngjarjen. Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 30 korrik 2025

Sot, më 30 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 83.5 lekë dhe shitet me 84.8 lekë. Euro blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë. Paundi britanik blihet m...

08:50

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI