Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, arrestohet 26-vjeçari

Lapsi.al 31 July 2025
Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, arrestohet 26-vjeçari

Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave të reja dhe ripërtëritjen e tyre duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre, arrestohet 26-vjeçari. Policia e Korçës bëri sot me dije se ka identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin G. A., banues në fshatin Pirg.

“Nga hetimet dyshohet se ky më datë 30 korrik 2025, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur "Arat e Sulës", mbi fshatin Leminot, me qëllim hapjen e kullotave të reja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre”, bëri me dije policia vendore.

Pas veprimeve paraprake, dosja hetimore me materialet përkatëse i kaluan Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apeloi edhe për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI