Flash

Himarë/ Parkoi automjetin në mënyrë të gabuar, gjobë dhe procedim penal për shoferin

Lapsi.al 31 July 2025
Himarë/ Parkoi automjetin në mënyrë të gabuar,

Parkoi automjetin në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugën dhe penguar kalimin e mjetit zjarrfikës, procedohet penalisht 22-vjeçari.

Policia Rrugore ka ndërhyrë menjëherë pas njoftimit për një automjet të parkuar gabim, në rrugën “25 Marsi”, në qytetin e Himarës. Gjatë verifikimeve u konstatua se mjeti ishte parkuar në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugëkalimin dhe penguar kalimin e një mjeti zjarrfikës, që ndodhej në një situatë emergjente.

“Drejtuesi A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, u shoqërua së bashku me automjetin në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë, ku, pas veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve, u procedua penalisht për veprën penale “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal”, njoftoi policia vendore.

Ndaj tij Qarkullimi Rrugor vendosi gjithashtu edhe masë administrative 20 mijë lekë gjobë, për shkelje të nenit 159 të Kodit Rrugor.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të ngjashëm që pengon lëvizjen e lirë, veçanërisht të mjeteve të emergjencës”, rikujtoi policia vendore për drejtuesit.

 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI