Flash

Wirtz merr çekun prej 1 milion Yen pas një miqësoreje: keqkuptimi e bën viral

Lapsi.al 30 July 2025
Wirtz merr çekun prej 1 milion Yen pas një miqësoreje:
Florian Wirtz, përforcimi i ri i Liverpool me vlerë 140 milionë, i ka bërë menjëherë për vete tifozët duke shënuar golin e tij të parë me fanellën e Reds në fitoren 3-1 ndaj Yokohama F. Marinos. Por ajo që ra më shumë në sy nuk ishte debutimi i tij me gol, por fotografia me çekun prej “1.000.000” Yen që iu dorëzua në fund të ndeshjes. Imazhi u bë viral brenda pak orësh: një çek me gjashtë zero për një miqësore të thjeshtë verore ndezi kureshtjen dhe habinë në rrjetet sociale. Por, siç ndodh shpesh, jo gjithçka është ashtu siç duket. Shumë përdorues, sidomos në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, e interpretuan fillimisht shumën sikur të ishte në euro apo dollarë, duke mos kuptuar se çmimi ishte në monedhën japoneze. Një verifikim i shpejtë, megjithatë, e zbuti perceptimin: 1 milion Yen përkthehet në më pak se 6.000 euro. Një shumë gjithsesi e rëndësishme për një tifoz mesatar, por thuajse simbolike për një futbollist që këtë vit te Liverpool fiton 12 milionë euro neto në sezon.

Performanca si MVP e Wirtz dhe çmimi

Në ndeshjen e zhvilluar në Nissan Stadium përpara mbi 67 mijë spektatorëve, Wirtz iu përgjigj pritshmërive. I futur në pjesën e dytë, shënoi golin e barazimit të përkohshëm me një goditje të saktë me të djathtën, duke finalizuar një asist të Salah pas një aksioni të bukur nga Curtis Jones. Gjermani u votua si lojtari i ndeshjes, i shpërblyer me çekun që shkaktoi keqkuptimin.

Fillim premtues për blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League

I ardhur nga Bayer Leverkusen për një shumë rekord për Premier League (blerja më e shtrenjtë ndonjëherë për Premier League dhe e treta në përgjithësi pas Neymar dhe Mbappé), Florian Wirtz është tashmë një nga protagonistët e përgatitjeve të skuadrës së Arne Slot. Miqësorja kundër Yokohamas shënoi edhe debutimin e Hugo Ekitike, daljen e parë sezonale për Alexis Mac Allister dhe një paraqitje të mirë në grup nga të rinjtë Nyoni dhe Ngumoha, që të dy shënuan në fundin e ndeshjes. Por atë që vodhi vëmendjen ishte ai milion Yen. Një çmim real, por edhe një leksion mbi perspektivën globale, ku monedha mund të ndryshojë mënyrën si perceptohet një lajm. Sidomos kur bëhet fjalë për numra.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI