Flash

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

Lapsi.al 30 July 2025
Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

Një aksident ajror raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Venezuelë, ku si pasojë shtatë persona kanë humbur jetën. Sipas mediave të huaja aeroplai ushtarak u rrëzua teksa fluturonte drejt një komuniteti indigjen në rajonin e Amazonës.

Gjithashtu raportohet se tre prej personave në bord u nxorën të gjallë nga rrënojat. Cessna C-208B u rrëzua 14 kilometra nga aeroporti që i shërben Puerto Ayacucho, në Venezuelën jugore. Midis pasagjerëve ishin anëtarë të fisit indigjen Yanomami.

Sipas ushtrisë, avioni po mbante anëtarë të komunitetit Yanomami në fshatin Parima B. Qeveria tha se bashkëpiloti dhe gjashtë të tjerë u vranë në aksident. Kapiteni i avionit ishte midis të mbijetuarve.

Cessna i përkiste një njësie të forcave ajrore që ka mbështetur njerëzit indigjenë të rajonit. Një tjetër C-208B nga e njëjta njësi u rrëzua në nëntor 2022 gjatë një fluturimi stërvitor, duke vrarë pesë oficerë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI