Flash

Mourinho, "njeriu më i mërzitshëm në botë": konstatim i presidentit të Fenerbahce Koç

Lapsi.al 30 July 2025
Mourinho, "njeriu më i mërzitshëm në botë":

Nga “Special One” në “Boring One”, hapi është më i shkurtër nga sa pritej. Mund të thuash gjithçka, por jo që José Mourinho është një njeri i mërzitshëm. Gjithmonë i gatshëm për të bërë polemika, batuta, provokime, Special One është prej pothuajse dy dekadash një nga personazhet më mediatikë të botës së futbollit. E megjithatë, ka nga ata që shkojnë kundër rrymës dhe jo një person çfarëdo, por pikërisht presidenti i tij te Fenerbahçe: “Mourinho është njeriu më i mërzitshëm në botë, flet vetëm për futboll, gjithë kohën”, ishin fjalët e Ali Koç.

Lexo më tej: Skandal në Turqi! Mesazhe kundër Mourinho dorëhiqen drejtuesit: “Ta bëjmë ta paguajë”

Deklarata befasuese vjen pas zërave që qarkullonin në Turqi dhe që flisnin për festa me alkool mes Mou dhe Ali Koç. Kështu, numri 1 i klubit të Stambollit i hodhi poshtë thashethemet që qarkullojnë nepër mediat turke: “Çfarë festash, Mourinho as nuk pi, flet gjithmonë dhe vetëm për futboll, për kundërshtarët, për ndeshjet… është i mërzitshëm”. Është e mundur që Ali Koç ta ketë ekzagjeruar për t’u mbrojtur nga akuzat, por e sigurt është që Jose Mourinho, të paktën në javët e ardhshme, nuk do të marrë shumë ftesa për festa në Bosfor…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI