Flash

Lëvizja e Juventus për të rimarrë Kolo Muani: Tudor e do para një date të caktuar

Lapsi.al 30 July 2025
Lëvizja e Juventus për të rimarrë Kolo Muani: Tudor e do

Juventus, për momentin, është i paplotë. Puna e Damien Comolli, drejtorit të përgjithshëm të bardhezinjve, i cili po merret i vetëm me merkaton për shkak të mungesës së një drejtori sportiv, nuk është e lehtë. Në tavolinë ka disa situata të vështira për t’u realizuar, sidomos në dalje, me Vlahovic, Arthur, Djalo, por edhe Douglas Luiz dhe Nico Gonzalez që duhen sistemuar, pa harruar situatën e lidhur me Perin, McKennie dhe Kelly që gjithashtu mund të sakrifikohen. Në hyrje kanë mbërritur David, Conceicao dhe Joao Mario, por ëndrra është rikthimi i Kolo Muani në Torino. Objektiv parësor i Juventusit pas pjesës së fundit të sezonit të kaluar të kaluar pikërisht te Zonja e Vjetër.

Tudor e do para grumbullimit në Gjermani

Me të, pavarësisht mbërritjes së anglezit Sancho, sulmi do të ishte pothuajse i kompletuar. Por për ta pasur, Comolli do të duhet të bindë PSG-në, e cila ka qëndruar gjithmonë e palëkundur në qëndrimin e saj për të arkëtuar mes 40 dhe 50 milionë euro për një shitje përfundimtare që të përfshihet në këtë bilanc. Shifra që Juventusit për momentin nuk ia lejojnë mundësitë. Përballë kësaj, në orët e fundit bardhezinjtë kanë bërë një hap përpara duke përshpejtuar marrëveshjen dhe duke propozuar një huazim me pagesë mbi 10 milionë euro, duke përfshirë një të drejtë blerjeje rreth 30 milionë, që mund të kthehet në detyrim blerjeje nëse përmbushen disa kushte që do të përcaktohen. Qëllimi i Tudor është ta ketë Kolo Muani që të shtunën në grumbullim…

Lexo më tej: Juventus, tre të padëshiruar bllokojnë merkaton në hyrje: Comolli nuk investon dot

Trajneri bardhezi synon ta ketë në grup të shtunën në fazën përgatitore në selinë qendrore të Adidas në Herzogenaurach, në Gjermani. Sipas Gazzetta dello Sport, kjo është dëshira e trajnerit të Juves. Një dëshirë e vështirë për t’u realizuar, por jo e pamundur. Ndjesia është që situata mund të zhbllokohet në çdo moment dhe që PSG mund t’i japë një ulje çmimi Juventusit, edhe për shkak të dëshirës së lojtarit për t’u rikthyer në Torino, sidomos pasi është përjashtuar nga grupi nga Luis Enrique, me Kolo Muani që tani stërvitet me të rinjtë.

Comolli shpreson që më parë të arrijë të shesë Vlahovic

Pra, marrëveshja mund të zhbllokohet në çdo moment, me shpresën që për Juventusin të mos dalë ndonjë klub nga Anglia i gatshëm të paguajë menjëherë shumën e kërkuar nga PSG dhe të sigurojë kështu lojtarin. Por më parë bardhezinjtë shpresojnë të mbyllin edhe shitjen e Dusan Vlahovic, i cili sipas kontratës do të përfitojë edhe për një sezon tjetër plot 12 milionë euro neto si pagë. Tundimi Milan është konkret, por ndjesia është që marrëveshja me bardhezinjtë nuk do të zhbllokohet para mesit të gushtit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI