Flash

Leo Messi ekspozon orën “Barbie”: ekzistojnë vetëm 10 në botë, me një çmim të çmendur

Lapsi.al 30 July 2025
Leo Messi ekspozon orën “Barbie”: ekzistojnë vetëm 10
Lionel Messi vazhdon të bëjë bujë si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ylli argjentinas, aktualisht te Inter Miami, skuadra amerikane që këto ditë ka zyrtarizuar edhe blerjen e një tjetër argjentinasi si Rodrigo De Paul, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve për një detaj të veçantë. Gjatë ndeshjes së fundit të skuadrës së tij, Messi ishte në tribunë duke ndjekur ndeshjen. Jashtë fushe për shkak të një pezullimi, pasi kishte refuzuar të merrte pjesë në All-Star Game të MLS javën e kaluar pa qenë i dëmtuar, “Pleshti” arriti të bëhej sërish lajm pikërisht për një detaj të veçantë që nuk i shpëtoi syrit të të vëmendshmëve: ora e tij. Messi kishte në kyçin e dorës një orë me ngjyrë rozë të ndezur. Për shumëkënd kjo u duk një zgjedhje paksa ekstravagante sa i përket ngjyrës, edhe pse qëndron brenda linjës së ngjyrave të klubit të Miamit. E megjithatë, nuk bëhej fjalë për një orë çfarëdo, por për një lloj edicioni të kufizuar të krijuar nga Rolex vetëm për pak të përzgjedhur – 10 për saktësi. Janë vetëm 10 pjesë të krijuara për këtë model ore të quajtur: Rolex Daytona “Barbie”. Vlen një pasuri…

Vlera e orës Barbie

Në fakt, Messi mbante në dorë një orë me vlerë 700 mijë paund, që korrespondojnë me 810.285 euro. Pothuajse një milion euro në kyçin e dorës, që padyshim e shtoi më tej jehonën rreth tij. Prapa zgjedhjes për ta mbajtur atë orë pikërisht në atë moment, duket se qëndrojnë arsye sponsorizimi, duke qenë se Messi e dinte që kamerat do të fokusoheshin te ai si mungesë e rëndësishme në fushë. Pra, bëhej fjalë për një nga vetëm 10 ekzemplarët e prodhuar. Struktura e saj është mjaft komplekse, e karakterizuar nga një safir rozë dhe diamantë, dhe është prej ari të verdhë 18 karatësh, duke u përshtatur në mënyrë perfekte me fanellën vendase të Inter Miami.

Si është bërë ora rozë e Pleshtit dhe kush janë pronarët e tjerë

Mendohet se vetëm 10 nga këto aksesorë luksi janë prodhuar nga Rolex. Messi e aktori i Hollywood Mark Wahlberg janë të vetmit pronarë të njohur publikisht. Ky objekt i mrekullueshëm nuk është reklamuar kurrë nga Rolex dhe asnjë nga këto artikuj nuk është i disponueshëm për blerje. Thuhet se disa figura të njohura e kanë blerë orën për 310 mijë paund. Me pak fjalë, shifra që janë plotësisht të përballueshme për argjentinasin Messi, i cili sipas vlerësimeve ka arkëtuar rreth 2 miliardë dollarë gjatë karrierës së tij nga pagat, sponsorizimet dhe kontrata të tjera që nga debutimi në vitin 2004.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI