Flash

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48

Zbulohet një gjurmë dore 4000-vjeçare në një varr në Egjipt

Lapsi.al 29 July 2025
Zbulohet një gjurmë dore 4000-vjeçare në një varr

Një gjurmë dore 4000-vjeçare ka emocionuar egjiptologët britanikë që kur u zbulua aksidentalisht në një objekt argjile në një varr të Egjiptit të Lashtë. Studiuesit në Muzeun Fitzwilliam në Universitetin e Kembrixhit bënë një zbulim të papritur teksa përgatiteshin për një ekspozitë që do të hapet në vjeshtë.

Gjurma e një dore të plotë, që i atribuohet krijuesit të objektit, u gjet në bazën e një "shtëpie shpirtërore". Ajo është një shëmbëlltyrë prej balte në formën e një ndërtese, e vendosur në varre dhe që besohet se ofron strehim për shpirtin e të ndjerit.

Sipas ekspertëve, "aksidenti" ka të ngjarë të ketë ndodhur kur mjeshtri po e lëvizte modelin me duart e tij, ndërsa balta ishte ende e lagur, përpara se të vendosej në furrë.

Një analizë e detajuar zbuloi se objekti daton që nga viti 2055–1650 p.e.s. Mjeshtri fillimisht krijoi skeletin e ndërtesës dykatëshe nga shufra druri, të cilat më pas i mbuloi me argjilë. Gjatë pjekjes, druri u dogj, duke lënë pas vetëm guaskën prej argjile.

Një dorë 4,000-vjeçare na "përshëndet" nga një varr egjiptian-1

"Shpesh gjejmë gjurmë gishtash në llak ose në arkivole, por është e rrallë dhe emocionuese të gjesh një gjurmë të plotë dore si kjo", - tha Helen Strudwick, krye-egjiptologia e muzeut dhe kuratore e ekspozitës.

"Kjo gjurmë i përket mjeshtrit që e preku atë para se balta të thahej. Nuk kam parë kurrë një gjurmë dore kaq të qartë në një objekt egjiptian. Mund ta imagjinoni pothuajse njeriun që e bëri atë, në momentin që e merr për ta çuar jashtë që të thahet" – tha ajo. 

Ekspozita e re e titulluar “Made in Ancient Egypt” do të hapet më 3 tetor dhe përpiqet të hedhë dritë mbi historitë e artizanëve që fshihen pas gjetjeve arkeologjike, të cilat shpesh anashkalohen në rrëfimin historik. ©CNN, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48