Flash

Sot nis kampionati më i shkurtër në botë: luhet në 6 ditë, zgjat vetëm 5 ndeshje

Lapsi.al 29 July 2025
Sot nis kampionati më i shkurtër në botë: luhet në 6

Ekziston kampionati më i shkurtër në botë? Përgjigjja është po: në Groenlandë. Ishulli më i madh në botë ndodhet mes Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit Arktik, në lindje të arkipelagut arktik kanadez. Përveç peizazheve të mrekullueshme, sot tërheq vëmendje në mënyrën e vet edhe në botën e futbollit. Kjo sepse kampionati vendas luhet me një format me tetë skuadra të ndara në dy grupe me nga katër. Secila përballet një herë me çdo skuadër tjetër të grupit duke zhvilluar gjithsej tre ndeshje.

Dy të parat e çdo grupi kalojnë në gjysmëfinale, që zhvillohen me ndeshje teke, dhe fitueset luajnë finalen të dielën që vjen, po ashtu me një ndeshje të vetme. Në thelb kampionati zhvillohet nga e marta deri të dielën, me një ditë pushim të premten. Më shumë ngjan me një turne, por në realitet është kampionati zyrtar vendas që do të nisë sezonin e ri në kryeqytetin Nuuk.

Lexo më tej: E nis Superiorja, Superkupa trofeu i fundit i vitit: FSHF vendos datat e kampionateve

Futbolli në Groenlandë është shumë i rëndësishëm, edhe pse kampionati më i lartë kombëtar është në thelb një turne krejtësisht amator. Lojtarët e skuadrave pjesëmarrëse e paguajnë vetë për të udhëtuar në ndeshjet jashtë fushe dhe për të përballuar kostot e ndryshme të transportit që sjellin udhëtimet nga një qytet në tjetrin. “Çdo fluturim kushton më shumë se 1000 euro,” shpjegon një tifoze e re që rrëfen futbollin në Grenlandë për gazetën spanjolle ‘MARCA’. Aqqalu Olaf, një lojtar i kampionatit groenlandez, shton se nuk ka zbritje për banorët.

Si përbëhet kampionati në Groenlandë

Sezoni i kaluar kampionati u zhvillua tërësisht në qytetin Qeqertarsuaq, gjë që nganjëherë nënkuptonte “të kombinoje një fluturim me deri në tre ditë udhëtim me traget për të mbërritur atje,” shpjegon lojtari. Edhe pse organizatorët e ngjarjes, Federata e Futbollit të Groenlandës, janë përgjegjës për akomodimin e të gjithë lojtarëve pjesëmarrës, dy skuadra të regjistruara nuk mundën të marrin pjesë për shkak të mungesës së lojtarëve të gatshëm për të përballuar shpenzimet: UB-83, nga qyteti Upernavik, dhe N-48, nga qyteti Ilulissat. Këtë vit kampionati më i shkurtër në botë do të nisë në Nuuk.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI