Flash

Sherri për dominotë, arrestohet i moshuari që pl*gosi 70-vjeçarin në Durrës

Lapsi.al 29 July 2025
Sherri për dominotë, arrestohet i moshuari që pl*gosi

Policia e Durrësit njofton se ka prangosur shtetasin Arben Shtraza, i cili një ditë më parë plagosi rëndë me thikë një shtetas, gjatë një konflikti për "motive të dobëta".

Një lojë dominoje mes dy të moshuarve në qendër të Durrësit është kthyer në një përleshje të dhunshme, e cila ka përfunduar me përdorimin e një thike. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në sheshin “Pranvera”, ku pas një konflikti verbal, Shtraza ka goditur me thikë bashkëlojtarin e tij, duke e plagosur rëndë.

"Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. Sh., 67 vjeç, banues në lagjen nr.11, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi dje, në lagjen nr. 11, Durrës, në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe një debati verbal me fjalë fyese, ai goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin F. T., 70 vjeç, banues në të njëjtën lagje, duke e plagosur rëndë. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI