Flash

Rrahje masive me grushta e karrige kokës: tifozët e Dritës sherr me ata të Copenhagen

Lapsi.al 29 July 2025
Rrahje masive me grushta e karrige kokës: tifozët e Dritës sherr

Drita nuk shkon më tutje në Champions League, edhe për shkak të humbjes 2-0 në Danimarkë një javë më parë, por tifozët e saj nuk kishin ndërmend të rrinin kokëulur. E në vigjilje të sfidës së kthimit të raundit të dytë, që luhet në Prishtinë, ata janë përplasur ashpër me tifozët e Copenhagen. Një sherr i dhunshëm në ambjentet e një lokali, ku rivalitet u zgjidh me gushte e karriget fluturuan mbi kokën e tifozëve që përlesheshin.

Dy tifozeritë janë gjendur përballë rastësisht në një nga baret e Prishtinës dhe me dinamikat ende të pqarta se kush provokoi kë, nisi konfrontimi i dhunshëm fizik. U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën që pati dëme materiale e të lënduar. Pas identifikimit të disa prej protagonistëve, nga të dyja palët, ka patur edhe të arrestuar.

Lexo më tej: Shkëndija thyen Steaua Bukuresht në Champions: Ballkani i Shehit poker me përmbysje

Në fushë, Drita është mposhtur 0-1 edhe në ndeshjen e kthimit, duke u eliminuar nga kompeticioni me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Kampionët e Kosovës në fakt mbetën me 10 lojtarë, pasi në minutën e 27’ Balaj u ndëshkua me karton të kuq. Me dy gola në avantazh nga ndeshja e parë e një lojtar më shumë, Copenhagen shënoi golin vendimtar në minutën e 43’ me Cornelius.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI