Mungon akordi me Atalantën
Por pengesa mbetet pikërisht marrëveshja me Atalantën. Takimi i sotëm ishte i rëndësishëm veçanërisht për Inter, që ka përsëritur dëshirën e vet për të ofruar një shumë të rëndësishme për kartonin e lojtarit, por pa dashur të shkojë përtej kësaj. Atalanta për momentin dëgjon, pa vendosur një çmim të saktë për marrëveshjen. Aktualisht nuk ka një marrëveshje mes dy klubeve, por është e qartë se bergamaskët duan të përfitojnë diçka më shumë. Inter, ndërkohë, ka gati planin B, një alternativë: Nico Gonzalez nga Juventus.Lexo më tej: “Nuk më respektoi”: Lookman përplaset me Gasperinin, pasi humbi penalltinë
Fillimisht, Atalanta, përballë ofertës së parë prej 40 milionësh nga Inter, kishte reaguar në mënyrë të veçantë duke kërkuar kartonin e Pio Esposito. Inter e refuzoi menjëherë këtë kërkesë, duke e cilësuar sulmuesin e ri të pashitshëm. Dhe kështu nisi faza e dytë e operacionit, ku Inter mori përsipër të vendosë çmimin, duke shpresuar që shuma të kënaqë Atalantën. Për Lookman është shprehur publikisht dhe personalisht në “Live Gala Dinner”, drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio: “Na pëlqen shumë dhe do të donim ta sillnim në Milano, por duhet të gjejmë marrëveshjen me Atalantën”.??????? ???????, true baller ?? #AtalantaEmpoli pic.twitter.com/fMYDKvQF0O
— Lega Serie A (@SerieA_EN) April 30, 2024