Karius gabon në kohën e daljes dhe i hap portën sulmuesit
Loris Karius rikthehet të bëhet lajm. Portieri gjerman, që prej vitit të kaluar është te Schalke 04, ishte autor i një daljeje surreale në miqësoren ndaj Sevillës, e cila i hapi portën kundërshtarit, por sulmuesi i klubit spanjoll arriti të bëjë edhe më keq se gardiani përballë, duke humbur me portën bosh si gjuajtjen ashtu edhe pasimin për shokun e skuadrës.Gabimet e tij në finalen e Ligës së Kampionëve më 2018 me Liverpool-in kanë lënë një njollë në karrierën e tij dhe ka pasur një moment kur vetë lojtari ka pranuar se ishte afër tërheqjes. Pas huazimeve të ndryshme në Turqi, Gjermani dhe Angli, Karius kishte mbetur pa ekip dhe emri i tij ishte lidhur me disa skuadra italiane, por asgjë nuk u konkretizua. Në janar ai rifilloi nga Gelsenkirchen dhe gjeti sërish dëshirën për të qenë në fushë, dëshirë që dukej se e kishte humbur. Sevilla fitoi në “Veltins Arena” falë një dygolëshi të Akor Adams dhe golave të Iheanachos dhe Marcaos: është fitorja e parë e verës për skuadrën e Matías Almeyda. Për gjermanët shënuan Moussa Sylla dhe Mauro Zalazar.?? Karius refait parler de lui... avec une sortie CATASTROPHIQUE. pic.twitter.com/bfLSxss0IR
— RMC Sport (@RMCsport) July 28, 2025