Flash

Juventus, nuk zhbllokohet çështja Kolo Muani: kontaktet e para për Nunez me Liverpool

Lapsi.al 29 July 2025
Juventus, nuk zhbllokohet çështja Kolo Muani: kontaktet e para

Merkatoja e Juventus është e bllokuar nga të gjitha ato situata në dalje që ende nuk po zgjidhen. E para dhe më e ndërlikuara ka të bëjë me Dusan Vlahovic, i cili ka kontratë deri në vitin 2026 dhe është me valixhe në dorë prej kohësh. Sulmuesi serb i lindur në vitin 2000 është i destinuar të largohet, por paga e tij prej 12 milionë euro neto në sezon po ngadalëson çdo pistë dhe ide për repartin ofensiv të bardhezinjve, duke filluar nga qëndrimi i Randal Kolo Muani, i cili është rikthyer te PSG pas gjashtë muajsh huazim te Juventus, përfshirë edhe Kupën e Botës për Klube.

Paris Saint-Germain është shprehur gjithmonë i gatshëm ta shesë lojtarin te Juventus, por pas një huazimi me pagesë për disa muaj, tani pranon të negociojë vetëm për një largim përfundimtar, i mbështetur edhe nga marrëveshja me lojtarin deri në vitin 2028. Oferta e Juventus për momentin është një huazim me të drejtë blerjeje, që mund të kthehet në detyrim në kushte të caktuara, për një vlerë prej 30 milionë eurosh.

Lexo më tej: Kolo Muani komplikohet, Nunez e Hojlund alternativat: Juventus hedh sytë nga Molina

Një shumë e rëndësishme, por që ndoshta nuk mjafton për kampionët në fuqi të Europës, sidomos për shkak të formulës së ofruar. Për këtë arsye, Juventus thuhet se ka nisur kontaktet e para për një alternativë luksoze: Darwin Nunez, sulmuesin uruguajan të Liverpool. Bardhezinjtë do të donin t’i propozonin “The Reds” të njëjtën formulë të paraqitur te PSG, pra një huazim me të drejtë ose detyrim blerjeje, por për lojtarin e lindur në vitin 1999 konkurrenca nuk mungon, duke nisur nga Al Hilal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI