Flash

Ferri në Gaza, Holanda vendosë ndalim udhëtimi për dy ministrat izraelitë

Lapsi.al 29 July 2025
Ferri në Gaza, Holanda vendosë ndalim udhëtimi për dy

Qeveria holandeze do të ndalojë dy ministra të qeverisë izraelite të ekstremit të djathtë të udhëtojnë në Holandë në përgjigje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe situatës në Gaza.

Sipas mediave të huaja, masat synojnë ministrin e Sigurisë Kombëtare Izraelite, Itamar Ben-Gvir dhe ministrin e Financave, Bezalel Smotrich, dy partnerë kryesorë në koalicionin e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Ndalimi dhe sanksionet e tjera u njoftuan në një letër që ministri i Jashtëm holandez Caspar Veldkamp u dërgoi ligjvënësve të hënën në mbrëmje.

“Ata kanë nxitur vazhdimisht dhunë nga kolonët kundër popullsisë palestineze dhe kanë bërë thirrje për spastrim etnik në Rripin e Gazës”, thuhet në letër.

Gjithashtu në letër thuhet se qeveria holandeze do të thërrasë ambasadorin e Izraelit për të nxitur Netanyahun që “të marrë menjëherë masa që çojnë në një përmirësim të konsiderueshëm dhe të shpejtë të situatës humanitare në të gjithë Rripin e Gazës”.

Të këshilluara

Donald Trump pritet me protesta në Skoci

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur këtë mbrëmje në Skoci me bordin e Air Force One, për një vizitë private pesë-ditore. Gjatë kësaj vizite, ai pri...

23:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI