Flash

Pse djali i Totti u tërhoq nga futbolli vetëm 19-vjeç, trajneri: “Mbiemri ka rënduar”

Lapsi.al 28 July 2025
Pse djali i Totti u tërhoq nga futbolli vetëm 19-vjeç,

Pesha e mbiemrit është bërë e papërballueshme. Cristian Totti, djali i ish-kapitenit verdhekuq dhe i Ilary Blasi, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në vetëm 19 vjeç. “Po, po tërhiqem, e kam vendosur”, ka konfirmuar ai në një telefonatë me gazetën La Nuova Sardegna. Një zgjedhje që vjen në përfundim të një karriere të nisur me pritshmëri të mëdha dhe të përfunduar në anonimitetin e Serie D.

Përvoja e fundit i përket klubit Olbia, ku grumbulloi vetëm gjashtë paraqitje dhe 156 minuta në fushë. Më parë, një kalim në akademinë e Romës, Primavera e Frosinones dhe një periudhë të shkurtër në Spanjë me Rayo Vallecano, ku përfundoi në gazeta vetëm për një debat në rrugë me të ëmën.

Mbiemri i rëndë

Por më shumë se paraqitjet, ka rënduar ai mbiemër i rëndë. “Të jesh djali i Tottit ka ndikuar në vlerësimet”, ka pranuar Marco Amelia, ish-trajneri i tij te Olbia. “Për mua do të kishte pasur përpara një karrierë shumë të mirë në Serie C dhe Serie B”, ka shtuar ish-portieri i Kombëtares kampione bote në vitin 2006.

Në CV-në e tij si i ri: 2 paraqitje me U18 të Romës, 4 me Frosinone Primavera, një gol, por asnjëherë vazhdimësi. Në korrik 2024 firmosi me Avezzano-n, më pas tërheqja dhe kalimi te Olbia. Në dhjetor ndërprerja e kontratës dhe tani vendimi përfundimtar.

Lexo më tej: Dalin të palarat, Ilary akuzon ish-bashkëshortin Totti: "Ka humbur 3 milionë në kazino"

Në mes edhe një rast në rrjetet sociale. Pas debutimit në Kupën e Italisë, një video e shpërndarë online shkaktoi ofendime dhe body shaming të pajustifikuar. E akuzonin se ishte jashtë forme. Në realitet, fiziku ishte ai i një futbollisti normal të Serie D. Por me atë mbiemër, çdo detaj bëhet shënjestër.

Tani Totti Jr largohet nga fusha, por mbetet në botën e futbollit. Do të punojë në Totti Soccer School, themeluar nga i ati dhe e menaxhuar nga xhaxhai Riccardo, si vëzhgues i talenteve të rinj. Një rrugë e re, larg presionit të krahasimeve. “Nuk mund të them asgjë, por konfirmoj se po tërhiqem. Nuk do të luaj më futboll”, ka thënë ai. Sepse ndonjëherë një mbiemër që duhet të hapë dyer, përfundon duke i mbyllur ato.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI