Flash

Nga Delvina zjarri rrezikon të përhapet drejt Gjirokastrës, zjarrfikësit në terren

Lapsi.al 28 July 2025
Nga Delvina zjarri rrezikon të përhapet drejt Gjirokastrës,

Që prej mëngjesit të kësaj të hëne, trupa e shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës u nisën në drejtim të malit të Skërficës, për të bërë të mundur izolimin e zjarrit që po vjen nga Delvina drejt territorit të bashkisë Gjirokastër.

Sa i përket zjarreve të së dielës në vargmalin Fushë-Bardhë –Zhulat, flakët është shuar plotësisht. Në fshatin Zhulat ka disa trungje masive që vazhdojnë të digjen, por pa rrezikshmëri. Ato po monitorohen nga shërbimi zjarrfikës për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm. Në zonën e Kalasës, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë situata është më e qetë nga një ditë më parë. Aktualisht ka zjarr vetëm në majë të malit mbi Kalanë.

Nga zjarri i ditës së djeshme është djegur vetëm një shtëpi e braktisur. Në terren për shuarjen e zjarrit kanë qenë gjatë gjithë natës banorët e zonës, shërbimi zjarrfikës i Delvinës, punonjës të MZSH dhe administrata e bashkisë.

Të këshilluara

Kequshqyerja në Gaza në nivele alarmuese

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të dielën se kequshqyerja në Rripin e Gazës ka arritur në "nivele alarmante", duke theksuar se "bllokada ...

08:11

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI