Flash

Ndërron jetë djali i Julio Sergio, dramë për ish-portierin e Romës: vuante nga tumori

Lapsi.al 28 July 2025
Ndërron jetë djali i Julio Sergio, dramë për ish-portierin e
Ka ndërruar jetë djali i Julio Sergio. Dramë për ish-portierin e Romës. Enzo ishte 15 vjeç dhe prej pesë vitesh (që nga viti 2020) i ishte diagnostikuar një tumor në tru. Lajmin e ka bërë të ditur vetë babai i tij, Julio Sergio, me një postim të shpërndarë në historinë e llogarisë së tij në Instagram. Një imazh i një kryqi dhe mbishkrimi: “Enzo Bertagnoli 2009-2025”. Qysh prej orëve të mëparshme, vetë Julio Sergio kishte bërë publike gjendjen e djalit të tij. Ish-portieri brazilian kishte dhënë një përditësim të rëndësishëm me një postim, për fat të keq të dhimbshëm, që tregonte përkeqësimin e situatës dhe paralajmëronte më të keqen: “Sapo vizitova Enzon… situata është po ajo për të cilën flasim prej ditësh: e pakthyeshme. Është ende në koma të induktuar, me sedacion (që e rregullojmë sipas nevojës), me kateter për oksigjenin dhe, më e rëndësishmja në këtë moment: është në paqe, i rrethuar nga ne prindërit, nga familja, nga ju… Nuk ndjen parehati dhe as dhimbje”. Pastaj, pikërisht në këto minuta, ka mbërritur lajmi që askush nuk do të donte ta lexonte.

Julio Sergio dhe rrëfimi në rrjete sociale i ndarë me gjithë botën

Enzo kishte vetëm 15 vjeç dhe vetëm disa ditë më parë, në fillim të korrikut, babai i tij kishte ndarë në llogarinë e tij në Instagram një video të bukur, prekëse. Në pamjet e publikuara nga ish-portieri brazilian shihej Julio Sergio teksa rruante kokën zero së bashku me të birin, gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë dhe duke treguar optimizëm të madh.

Gjesti i bukur i Julio Sergio

Në sfond kënga Viva a Vida e Felipe Duram dhe një mesazh shprese, i luftës. Një gjest i thjeshtë, por me shumë vlerë, sidomos për Enzon që po përballej me një tumor, por gjithmonë me babain në krah për t’i dhënë forcë dhe kurajo.
Që në fillim Julio Sergio në profilin e tij ka ndarë foto të shumta me të birin, duke treguar hap pas hapi çdo përditësim apo përparim. Ish-portieri i Romës është shfaqur gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë duke treguar optimizëm të jashtëzakonshëm. Më 3 korrik, Enzo pati gjithashtu mundësinë të takonte personalisht Neymarin dhe, pak kohë më parë, ishte bërë edhe imazh i një fushate ndërgjegjësimi kundër tumoreve në Brazil. Një mënyrë për të ndihmuar shumë fëmijë të tjerë që luftojnë me sëmundjen. Sot ka mbërritur lajmi që askush nuk do të donte të lexonte, që ka tronditur Julio Sergion, familjen e tij dhe gjithë botën e futbollit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI