Flash

Milan, aleati Jashari dhe ëndrra Vlahovic: Allegri pret përforcimet

Lapsi.al 28 July 2025
Milan, aleati Jashari dhe ëndrra Vlahovic: Allegri pret përforcimet

Oferta, sipas fjalëve të Igli Tares, është rritur. Një milion më shumë në bazën fikse, nga 32.5 në 33.5 milionë euro, plus zakonisht pesë milionë në formë bonusesh. Për Milan kjo mjafton dhe topi, siç pritet, kalon tek Brugge, një kockë ende shumë e fortë, që dje shmangu t’i jepte përgjigje çështjes Ardon Jashari. Madje: nga Belgjika vjen një ndjesi nervozizmi dhe një përpjekje paksa e ngathtë për t’i gjetur blerës talentit të tyre në Angli.

Njëzetekatër orë nuk mjaftojnë për ta joshur Premier Leaguen me grepin e ofertës, por problemi është tjetër: Jashari i është premtuar kuqezinjve dhe kërkon vetëm Milan. Kjo, siç kuptohet, është një avantazh gjigant në një situatë që të quhet groteske është pak. Gjithsesi, në “via Aldo Rossi” pritet një përgjigje gjatë ditës së sotme. Milan nxiton, dëshiron ta paketojë lojtarin për Max Allegrin dhe t’i bashkohet grupit. Jemi në pikën vendimtare – po ose jo – dhe nuk do të pritet gjatë. Shumë më e gjatë është rruga që mund të çojë te Dusan Vlahovic. Këtu pjesët e mozaikut që duhen bashkuar janë shumë më të shumta dhe për rrjedhojë, negociatat janë dukshëm më të ndërlikuara.

Gjithçka mbi Vlahovic

Pika e përbashkët, që është njëkohësisht edhe baza e mundshme e marrëveshjes, është e vetme: Milan kërkon një qendërsulmues dhe serbi nuk i zhgënjen pritshmëritë e Allegrit, ndërsa Juventus ka nevojë të lirohet prej tij sepse rroga prej 12 milionësh është e papërballueshme. Gjetja e një zgjidhjeje në këtë situatë do dukej e favorshme për të gjitha palët, por në këtë diskutim duhet përcaktuar edhe kostoja e kartonit – që Milani e vlerëson pak më shumë se 10 milionë – dhe paga e Vlahovic, për të cilën kuqezinjtë nuk duan e as mund të kalojnë pragun e 7 milionë eurove.

Prandaj, për ta finalizuar gjithçka, kërkohet një përpjekje e rëndësishme nga të gjitha palët. Nga Juventusi dhe nga vetë Vlahovic. Do të nevojitet kohë dhe do punohet për ta mbyllur, por pa u kapur nga ankthi i panevojshëm. Nëse nuk realizohet, Milan do të kërkojë diku tjetër dhe Juventus do përpiqet të zgjidhë çështjen Vlahovic në një mënyrë tjetër.

Në fokus edhe Doué

Pasi folëm për Jasharin dhe Vlahovic, mbetet ende i nxehtë pista që çon te Guela Doué për rolin e anësorit të djathtë. Edhe në këtë rast, Igli Tare ka rritur ofertën për Strasbourgun, por pa e kënaqur ende klubin francez, i cili kërkon rreth tridhjetë milionë euro. Shumë më tepër nga ç’mendon Milan. Shitjet që mund të bëjë klubi kuqezi mund të ndihmojnë, por nuk do ta bindin drejtuesit që të bëjnë çmenduri.

Në lidhje me largimet: Emerson Royal është zyrtarisht lojtar i Flamengos prej dje, Colombo pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore me Genoan sot, Bennacer është gati të transferohet në Arabinë Saudite (edhe pse Marseille po përpiqet të kthehet në garë). Skuadra ka ende nevojë për t’u reduktuar në numër dhe puna në këtë drejtim do të vazhdojë. Thesari i mundshëm nga këto shitje, përndryshe, do të ndihmonte ndjeshëm për lëvizjet hyrëse.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI