Flash

“Deutche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Mbante armë dhe lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet, arrestohet 23-vjeçari

Lapsi.al 28 July 2025
Mbante armë dhe lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet,

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi mbante armë dhe lëvizte me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë. I riu është identifikuar si Paulo Gjini banues në Lezhë.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion. Procedohet penalisht kushëriri i 23-vjeçarit, i cili e shoqëronte në mjet.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas që levizte me taksi, posedonte 1 armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Destinacioni”.

Gjatë operacionit, u ndalua në Rrugën e Dibrës, taksia me të cilën lëviznin shtetasi P. Gj., 23 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi Xh. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Lezhë. Nga kontrollet, në çantën e 23-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shtetasi P. Gj. u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Digjet një automjet në aksin Fier–Seman

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier–Seman, pranë mbikalimit të trenit. Fatmirësisht, nuk raportohet për per...

09:23

Kequshqyerja në Gaza në nivele alarmuese

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të dielën se kequshqyerja në Rripin e Gazës ka arritur në "nivele alarmante", duke theksuar se "bllokada ...

08:11

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI