Flash

Granit Xhaka kthehet në Premier League: Sunderland akord total me Bayer Leverkusen

Lapsi.al 28 July 2025
Granit Xhaka kthehet në Premier League: Sunderland akord total me Bayer
Sunderland ka rënë dakord për kushtet personale me ish-mesfushorin e Arsenal, Granit Xhaka. 32-vjeçari do të firmosë një kontratë trevjeçare, duke i sjellë përvojë të vyer mesfushës së ekipit të sapongjitur në Premier League. Sunderland e rriti ofertën totale me 7 milionë paund për të mbyllur marrëveshjen dhe Xhakës i është dhënë leje të udhëtojë drejt Britanisë për të kryer vizitat mjekësore. Për klubet e sapongjitura, afrimi i lojtarëve me cilësi është jetik për mbijetesën në Premier League. Firmosja me anësorin e Brighton, Simon Adingra, është një fillim, por afrimi i shqiptarit me pasaportë zvicerane Granit Xhaka do të ishte një përforcim me përmasa të jashtëzakonshme.

Lexo më tej: Milan hoqi dorë, Xhaka në shënjestër të Juventus: çmimi i përshtatet bardhezinjve

Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës pati një karrierë të luhatshme te Arsenal, por një gjë ishte e qëndrueshme – trajnerët vazhdonin ta aktivizonin. Arsene Wenger dhe Mikel Arteta e ruajtën si pjesë kyçe të skuadrës, pavarësisht kartonëve të shumtë të kuq. Madje Arteta e riktheu në formacion edhe pas një përplasjeje të madhe me tifozët, që i kushtoi edhe shiritin e kapitenit nën drejtimin e Unai Emery. Kjo ndodhte sepse – pavarësisht polemikave që mund të sjellë – Xhaka është “metronomi” i çdo skuadre ku luan. Qëndrueshmëria e tij ishte thelbësore për triumfin e dyfishtë të Bayer Leverkusen (kampionat dhe kupë) në sezonin e tij të parë atje, ndërsa edhe në sezonin e kaluar – më pak mbresëlënës në krahasim – Xhaka tregoi vlerën e tij.

Shifrat kyçe të Granit Xhakës sezonin e kaluar

Vetëm Joshua Kimmich regjistroi më shumë pasime në lojë të hapur dhe topa në të tretën ofensive të fushës sesa Xhaka, ndërsa saktësia e pasimeve prej 90% tregon besueshmërinë e tij në zotërimin e topit. Sigurisht, Xhaka që do luajë për një Sunderland të rrezikuar nga rënia do të jetë ndryshe nga ai që luante në skuadra me zotërim të lartë si Arsenal dhe Leverkusen. Por ai ka qenë kapiten i Arsenalit dhe pjesë e grupit drejtues te Leverkuseni. Nëse marrëveshja finalizohet, ky do të ishte një përforcim që do t’i jepte një shtysë të madhe mbijetesës së “Black Cats”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI