Flash

Demenca mposht Dwight Muhammad Qawi: e nisi boksin në burg, u bë kampion bote

Lapsi.al 28 July 2025
Demenca mposht Dwight Muhammad Qawi: e nisi boksin në burg, u bë
Dwight Muhammad Qawi, boksieri i Hall of Fame, i cili nisi të merrej me boks gjatë kohës që ishte në burg dhe më pas u bë kampion bote në dy kategori peshash, ka ndërruar jetë. Ai ishte 72 vjeç. Motra e ish-kampionit Qawi, Wanda King, bëri të ditur se ai ndërroi jetë të premten, pas një beteje pesëvjeçare me demencën.

JETA DHE FITORET

I lindur në Baltimore, ai quhej Dwight Braxton dhe u rrit në Camden, New Jersey. Mori pjesë në programin e boksit të burgut shtetëror të Rahway, ndërsa vuante një dënim për grabitje me armë, dhe u bë profesionist në moshën 25-vjeçare. Qawi, i cili e ndryshoi ligjërisht emrin e tij në vitin 1982 pas konvertimit në Islam, mbajti titujt WBC në peshat gjysmë të rënda dhe WBA në peshat e rënda të lehta. Lexo më tej: George Foreman, shuhet legjenda e boksit me grusht dërrmues: kampion bote edhe 45vjeç Ai u tërhoq nga boksi në vitin 1998, në moshën 46-vjeçare, me një bilanc prej 41 fitoresh, 11 humbjesh dhe 1 barazimi, prej të cilave 25 me nokaut, dhe u përfshi në International Boxing Hall of Fame në vitin 2004.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI