Flash

Abuzime me tenderin 2.2 milionë euro/ Kreu i KPP, Jonaid Myzyri paraqitet në GJKKO

Lapsi.al 28 July 2025
Abuzime me tenderin 2.2 milionë euro/ Kreu i KPP, Jonaid Myzyri paraqitet

Kreu i KPP, Jonaid Myziri ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë detyrim paraqitjeje dhe pezullim nga detyra. Myziri është paraqitur në senacën që po mbahet në Apelin e Posaçëm.

Myzyri kërkon ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e masave të sigurisë të caktuara më herët nga GJKKO e Shkallës së Parë. Seanca e Apelit do të shqyrtojë argumentet e mbrojtjes dhe do të vendosë nëse do të qëndrojnë në fuqi masat e vendosura apo do të ketë lehtësim të tyre.

Kreu i pezulluar i KPP, Jonaid Myzyri është nën hetim për dyshimet se ka qenë i përfshirë në manipulimin e procedurave të prokurimit publik, së bashku me persona të tjerë, duke cenuar barazinë e konkurrencës në tenderë.

Jonaid Myzyri u mor i pandehur javën e kaluar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK, Myzyri dhe shtatë zyrtarë të tjerë kanë favorizuar gjatë një procedure prokurimi një bashkim operatorësh, që kanë depozituar dokumente të falsifikuara.

Sipas SPAK, objekti i këtij hetimi ka qenë procedura e prokurimit me emërtimin: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.8 milioë lekë pa tvsh, e zhvilluar më datë 18 shtator të vitit 2020 nga ana e Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH.

Të këshilluara

Digjet një automjet në aksin Fier–Seman

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier–Seman, pranë mbikalimit të trenit. Fatmirësisht, nuk raportohet për per...

09:23

Kequshqyerja në Gaza në nivele alarmuese

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të dielën se kequshqyerja në Rripin e Gazës ka arritur në "nivele alarmante", duke theksuar se "bllokada ...

08:11

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI