Flash

A ka kthim te Barcelona e Yamal si Messi, Guardiola pa doreza:“Pas City do të ndalem”

Lapsi.al 28 July 2025
A ka kthim te Barcelona e Yamal si Messi, Guardiola pa doreza:“Pas City do

Pep Guardiola përcakton kohët për të ardhmen e tij në pankinë dhe paralajmëron një periudhë pushimi pas 30 qershorit 2027. “E di që pas kësaj faze me Manchester City do të ndalem, kjo është e sigurt, është e vendosur, më shumë se e vendosur – shpjegoi trajneri në një intervistë për GQ Hype. – Nuk e di për sa kohë. Një vit, dy, pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë; por kam nevojë të përqendrohem te vetja, te trupi im…”.

“Kur fiton gjashtë Premier League, vjen një moment kur rrëzohesh – shtoi më tej duke rikujtuar më pas rezultatet e sezonit të fundit të Citizens. – Është njerëzore. Në fund mbërritëm në finalen e FA Cup dhe u renditëm të tretët, jo të dymbëdhjetët siç do të kishte ndodhur nëse do të ishim dorëzuar: nuk shkoi aq keq, tashmë në retrospektivë e kuptojmë që nuk ishte gjithçka një katastrofë”.

Lexo më tej: Xavi e Guardiola duan të jenë trajner të Indisë: mashtrimi bën qesharake Federatën

“Megjithatë pati muaj kur nuk fituam. Dhe mendoj se është e shëndetshme ajo që na ndodhi, të gjitha dëmtimet që patëm na bënë të kuptojmë çfarë nuk funksionoi – vazhdoi ai. – Mendoj se do të jetë pozitive për vitet e ardhshme”.

“Kritikat i prisja, të japin energji – vijoi Guardiola. – Janë të njëjtët që më thoshin se kisha fituar te Barcelona vetëm sepse njihja skuadrën, që kur mbërrita në Manchester më thanë se futbolli anglez ishte ndryshe. Në sport nuk mund të fitosh gjithmonë dhe humbja është pjesë e procesit”.

Së fundi disa konsiderata për të kaluarën e tij te blaugranat dhe për Yamal. “Aventura ime te Barcelona është mbyllur përgjithmonë. Ishte shumë e mirë, por ka përfunduar – përfundoi trajneri i City. – Yamal? Vetëm fakti që e krahasojnë me Messin është një gjë e madhe, sikur të krahasonin një piktor me Van Gogh: që ekziston ky krahasim është një sinjal pozitiv, por duhet ta lëmë të bëjë karrierën e tij”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI