Flash

Tarifat, shefja e BE takohet me Trump të dielën në Skoci

Lapsi.al 26 July 2025
Tarifat, shefja e BE takohet me Trump të dielën në Skoci

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoci në lidhje me tensionet transatlantike sa i përket tarifave, teksa ka mbetur vetëm një javë deri në afatin e fundit për negociata.

Në përpjekje për të ulur deficitin tregtar për vendin e tij, Trump ka premtuar se do të vendosë tarifa ndëshkuese ndaj dhjetëra vendeve nëse ato nuk arrijnë marrëveshje me Uashingtonin deri më 1 gusht.

Bashkimi Evropian – që po përballet me një tarifë të përgjithshme prej 30 për qind – po kërkon një marrëveshje me administratën e Trumpit, ndërkohë që po përgatit edhe masa hakmarrëse në rast se bisedimet dështojnë.

“Pas një telefonate të mirë me presidentin e SHBA-së, jemi pajtuar të takohemi të dielën në Skoci për të diskutuar marrëdhëniet tregtare transatlantike dhe mënyrat për t’i mbajtur ato të forta”, shkroi von der Leyen në platformën X.

Takimi në nivel të lartë vjen pas për disa ditë ka pasur sinjale se Komisioni Evropian dhe administrata amerikane po afron drejt një marrëveshjeje, por Trump të premten vuri në dyshim këtë skenar.

Duke folur për gazetarët teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Skoci, Trump vlerësoi se kishte “50-50” shanse për të arritur një marrëveshje me bllokun prej 27 shtetesh. Të 27 vendet e BE-së i kanë dhënë Komisionit Evropian mandatin që të përqendrohet në përpjekjet drejt një marrëveshjeje që do të shmangte tarifat e rënda amerikane.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e BE-së po ashtu shprehën besimin se ishin në prag të një marrëveshjeje, para se Trump të kërcënonte me rritjen e tarifave në 30 për qind. Në rast se bisedimet dështojnë, vendet anëtare të BE-së miratuan të enjten një paketë masash hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 109 miliardë dollarësh, e cila do të zbatohet në faza duke filluar nga 7 gushti.

Që nga nisja e fushatës së tarifave, administrata e Trumpit ka arritur pesë marrëveshje, përfshirë ato me Britaninë, Japoninë dhe Filipinet./ REL

Të këshilluara

Donald Trump pritet me protesta në Skoci

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur këtë mbrëmje në Skoci me bordin e Air Force One, për një vizitë private pesë-ditore. Gjatë kësaj vizite, ai pri...

23:10

Ministri izraelit: Gaza duhet të zhduket!

Një deklaratë e një ministri izraelit ka ndezur edhe më shumë tensionet në Gaza dhe në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme. “E gjithë Gaza do të jetë hebrej...

18:27

Donald Trump, mesazhe pajtimi për Elon Musk

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk do t’i shkatërronte kompanitë e Elon Musk duke ulur subvencionet federale dhe tha se dëshiron që bizneset e manja...

20:54

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI