Flash

Studimi: Vaksinimi me çdo kusht ndaj covid-19 ishte ide e keqe

Lapsi.al 26 July 2025
Studimi: Vaksinimi me çdo kusht ndaj covid-19 ishte ide e keqe

Covid 19-të përveç vdekjeve të shumta la pas edhe shumë pikëpyetje të cilat ekspertët po mundohet të japin të dhënat konkrete. Vaksinat kundër covidit ishin një tjetër çështje e nxehtë pas teorive konspirative të cilat vërshuan nëpër botë duke ngitur dyshime a duhet bërë apo jo.

Por tashmë pyetja sesa ka qenë i sukseshëm si vaksinë dhe e shpëptoi jetë aq sa parashikohej ka marrë përgjigje pas një studimi të zhvilluar së fundmi. Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH) deklaroi se vaksinat parandaluan 14.4 milionë vdekje vetëm në vitin e parë, me disa që vlerësojnë se kjo shifër arrin në 20 milionë.

Megjithatë, një hulumtim i ri nga Universiteti i Stanfordit dhe mjekët italianë zbuloi se numri i vërtetë është afër 2.5 milionë. Ekipi vlerësoi se nëntë nga dhjetë vdekjet e parandaluara ishin në moshën mbi 60 vjeç, ndërsa shpëtoi vetëm 299 persona nën moshën 20 vjeç dhe 1,808 të rinj midis 20 dhe 30 vjeç në nivel global.

Profesor i Mjekësisë në Universitetin e Stanfordit, John Ioannidis tha se mandatet agresive dhe zelli për të vaksinuar të gjithë me çdo kusht ishin ndoshta një ide e keqe. Sipas studimit në përgjithësi 5,400 njerëz duhej të vaksinoheshin për të shpëtuar një jetë, por tek personat nën 30 vjeç kjo shifër u rrit në 100,000 vaksina.

Personat mbi 70 vjeç përbënin gati 70 përqind të jetëve të shpëtuara, ndërsa personat e moshës 60 deri në 70 vjeç përbënin 20 përqind të tjerë. Ndërkohë, personat nën 20 vjeç përbënin vetëm 0.01 përqind të jetëve të shpëtuara dhe personat nga 20 deri në 30 vjeç përbënin 0.07 përqind.

Studiuesit arritën në përfundimin se, megjithëse vaksinat kishin një “përfitim të konsiderueshëm” në vdekshmërinë globale, ai ishte “kryesisht i kufizuar” tek njerëzit e moshuar. Më shumë se 23 miliardë doza të vaksinës janë administruar që nga lançimi i saj në vitin 2021. Por ka pasur shqetësime në rritje për dëmet e tij, veçanërisht për të rinjtë, dhe se si mund të mos ia vlejë për një popullsi që është në rrezikun më të ulët të vdekjes.

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Yale identifikuan një sindromë alarmante të lidhur me injeksionet e ARNi-së, ato të prodhuara nga kompani si Pfizer dhe Moderna. E quajtur 'sindroma pas vaksinimit', sipas studimit kjo gjendje duket se shkakton mjegullim të trurit, marramendje, tinitus dhe intolerancë ndaj ushtrimeve.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI