Flash

"Ka lidhje me Maduron", SHBA-ja sanksionon bandën venezueliane “Karteli i Diellit”

Lapsi.al 26 July 2025
"Ka lidhje me Maduron", SHBA-ja sanksionon bandën venezueliane

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj një grupi venezuelian që, sipas tij, drejtohet nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, duke pretenduar se ky grup mbështet kartelet kryesore të drogës.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit njoftoi për kufizime ndaj të ashtuquajturës “Karteli i Diellit”, duke e klasifikuar atë si një entitet të përcaktuar globalisht si terrorist.

Agjencia OFAC, e cila përcakton sanksionet bazuar në politikën e jashtme të SHBA-së, thotë se grupi është “drejtuar nga Nicolas Maduro” dhe “persona të tjerë të lartë venezuelianë në regjimin e Maduros”.

Gjithashtu, pretendohet se karteli “ofron mbështetje materiale” për Tren de Aragua dhe Kartelin e Sinaloas – banda kriminale të shpallura si grupe terroriste nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Veprimi i sotëm ekspozon më tej ndihmën që regjimi i paligjshëm i Maduros i jep narkoterrorizmit përmes grupeve terroriste si Kartel de los Soles”, tha në një deklaratë Sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

Administrata e parë e Trumpit ngriti aktakuzë ndaj Maduros dhe disa nga ndihmësit e tij të lartë për “narkoterrorizëm” dhe ofroi shpërblim për kapjen e tyre – pretendime që u kundërshtuan ashpër nga udhëheqësi i majtë venezuelian.

Sipas administratës së Trumpit, “Kartel de los Soles” ka për qëllim “përdorimin e përmbytjes së narkotikëve të paligjshëm si armë kundër Shteteve të Bashkuara.”

Trump ka vënë në shënjestër disa grupe në jug të kufirit të SHBA-së, të cilat, sipas tij, po sjellin sasi të mëdha të drogës së rrezikshme të paligjshme në SHBA dhe janë të përfshira në zhvatje, kontrabandë migrantësh dhe krime të tjera të dhunshme.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Karakasit janë përkeqësuar prej vitesh. Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtuan rizgjedhjen e Maduros, e cila u konsiderua gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si e manipuluar.

Këtë vit, Trump njoftoi një ndalim të pjesshëm për udhëtarët nga Venezuela, përkrah disa vendeve të tjera. Të enjten, Maduro njoftoi se Shtetet e Bashkuara po lejonin gjigantin e naftës Chevron të rifillonte operacionet në vendin e Amerikës së Jugut pas vendosjes së mëparshme të sanksioneve. Uashingtoni nuk e ka konfirmuar ende këtë zhvillim./ REL

Të këshilluara

Donald Trump pritet me protesta në Skoci

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur këtë mbrëmje në Skoci me bordin e Air Force One, për një vizitë private pesë-ditore. Gjatë kësaj vizite, ai pri...

23:10

Ministri izraelit: Gaza duhet të zhduket!

Një deklaratë e një ministri izraelit ka ndezur edhe më shumë tensionet në Gaza dhe në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme. “E gjithë Gaza do të jetë hebrej...

18:27

Donald Trump, mesazhe pajtimi për Elon Musk

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk do t’i shkatërronte kompanitë e Elon Musk duke ulur subvencionet federale dhe tha se dëshiron që bizneset e manja...

20:54

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI