Flash

Parashikimi i motit, termometri do të arrijë 43 gradë C

Lapsi.al 25 July 2025
Parashikimi i motit, termometri do të arrijë 43 gradë C

Kjo e premte do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar. Termometri do të arrijë deri në 43 gradë C. Mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në qarqet: Shkodër, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri pritet të shënojë nga 42 – 43 gradë C. Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë. Ato luhaten në vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 43°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit dhe zona të izoluara të qarkut Elbasan. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 28 km/h.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI