Flash

Inter, paqe mes Lautaro e Calhanoglu: çështje e mbyllur, përqafim në rrjetet sociale

Lapsi.al 25 July 2025
Inter, paqe mes Lautaro e Calhanoglu: çështje e mbyllur,
Qetësia është rikthyer përfundimisht dhe paqja është bërë në shtëpinë Inter mes Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit drejtuar qartazi ndaj turkut, e ardhmja e të cilit u vendos vetëm në ditët e fundit, kthimi në Milano i të dy lojtarëve është bërë rast për t’i sqaruar gjërat njëherë e mirë. Për këtë ka menduar pikërisht argjentinasi, i cili, sapo u kthye në qytetin milanez, u takua me mesfushorin për të vulosur përfundimisht paqen, e “celebruar” edhe në rrjete sociale. Numri 10 zikaltër, në fakt, ka postuar në Instagram një stories me Calhanoglu, ku të dy shihen qartazi të qetë dhe të buzëqeshur. “Me Lautaro gjithçka është në rregull, kur të kthehet do ta përqafoj” kishte thënë turku sapo kishte mbërritur në Appiano për fillimin e fazës përgatitore zikaltër. E thënë e bërë, sepse sapo mbërriti në qytet pas pushimeve, programi i kapitenit ishte i qartë për të gjithë: të takonte mesfushorin për të sqaruar gjithçka pas fjalëve të hidhura në SHBA dhe thumbimeve në rrjete sociale. Dhe me të ardhmen e numrit 20 të pasigurt deri para pak ditësh, takimi sigurisht ka shërbyer edhe për të mbajtur lart nivelin e motivimit në prag të kampionatit që po vjen, me Interin që duhet të përballojë një cikël të ri me teknikun Chivu në pankinë.

Lexo më tej: Lautaro telefonon Calhanoglu por "sqarimi" është i dështuar: Inter mbetet fuçi baruti

Dhe fotoja e publikuar në rrjete sociale është një imazh që ngroh zemrat e tifozëve, të cilët pas javëve të fundit të trazuara mund të marrin frymë lirisht dhe të hyjnë në sezonin 2025-26 me ndonjë shqetësim më pak. Tani do të flasë fusha, me zikaltërit të thirrur të përgatiten për një sezon që rrezikonte të niste me vështirësi dhe një dhomë zhveshjeje të përçarë. Një telash i shmangur nga Chivu, i cili tani duhet të formësojë Interin e tij.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI