Flash

Donnarumma, PSG gati ta shesë pas sezonit të tij më të mirë: ja pse mund të largohet

Lapsi.al 25 July 2025
Donnarumma, PSG gati ta shesë pas sezonit të tij më të

Gianluigi Donnarumma sapo ka mbyllur sezonin e tij më të mirë që kur është te Paris Saint-Germain, por paradoksalisht e ardhmja e tij në Paris sot është më e pasigurt se kurrë. Klubi francez po e vlerëson seriozisht shitjen e portierit italian që në këtë sesion merkatoje, për të shmangur ta humbasë me parametër zero në 2026, ashtu si ndodhi me Kylian Mbappé. Një situatë që te PSG duan ta shmangin me çdo kusht.

Rinovimi ka ngecur prej më shumë se një viti. Asnjë përparim në bisedime, të cilat u bllokuan pas triumfit historik në Champions League, ku Donnarumma ka qenë vendimtar. Ajo që bllokon marrëveshjen është nyja ekonomike: Gigio kërkon një pagë më të lartë, në përputhje me paraqitjet e tij; klubi është përgjigjur me një ofertë “të ndryshueshme”, të lidhur me numrin e paraqitjeve sezonale. Një propozim që portieri nuk e ka pëlqyer.

PSG po kërkon zëvendësuesin

Sipas L’Équipe, distanca ka mbetur e pandryshuar. PSG, për të shmangur një tjetër rast Mbappé, është gati ta shesë italianin Donnarumma në verë. Edhe sepse kontrata skadon në qershor 2026 dhe rreziku është që të arrijnë shumë vonë për të përfituar financiarisht. Ndërkohë, drejtuesit kanë nisur tashmë kontaktet për zëvendësuesin e mundshëm: Lucas Chevalier, 23-vjeçari i Lille, i konsideruar si një nga profilët më premtues në Evropë.

Pista Chevalier nuk është megjithatë e thjeshtë. Portieri do të ishte i favorshëm për transferimin në Paris, por presidenti i Lille Olivier Létang nuk ka marrëdhënie me Luis Campos, drejtuesin e PSG-së. Një tension që doli në pah edhe në tentativën e dështuar për të blerë Leny Yoro, që përfundoi te Manchester United.

Kush mund të përballojë pagën e italianit?

Donnarumma aktualisht fiton 850.000 euro bruto në muaj, që i bie rreth 12 milionë euro në vit, dhe vetëm klubet angleze mund të përballojnë shifra të tilla. Veçanërisht Chelsea, që ka treguar interes të madh. Juventusi dhe Interi mbeten në pritje, por Premier League sot është destinacioni më i mundshëm.

PSG kishte tentuar ta blindonte pas disa mediave, para Botërorit për Klube, që kishin raportuar një dëshirë të portierit Donnarumma për t’u transferuar në Angli. Prej andej erdhi propozimi për rinovim, por pa përshkallëzim. Tani, megjithatë, koha po mbaron. Dhe bisedimet janë bllokuar plotësisht, kryesisht sepse agjentët e portierit italian kërkonin një rritje të ndjeshme të rrogës.

Lexo më tej: Donnarumma i theu këmbën, Musiala thyen heshtjen pas dëmtimit të rëndë : bën një apel

Sot prioriteti i klubit është të mos arrijnë të papërgatitur në fund të merkatos, dhe mbi të gjitha të mos përsërisin gabimin e bërë me Mbappé. Shitja e Donnarumma-s është një skenar konkret, edhe pse i dhimbshëm. Një ndarje që do të kishte pak të bënte me fushën, ku italiani ka reaguar me një sezon prej lideri, dhe gjithçka me një ekuilibër të brendshëm që në Paris nuk duan ta komprometojnë më.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI