Flash

Chelsea e provon për Yildiz, Comolli i mbyll derën në fytyrë: "Nuk është në shitje"

Lapsi.al 25 July 2025
Chelsea e provon për Yildiz, Comolli i mbyll derën në

Kenan Yildiz nuk është në shitje. Goditja e vërtetë e merkatos verore të Juventusit do të jetë qëndrimi i numrit 10 bardhezi, për të cilin Tudor çmendet dhe mbi të cilin drejtuesit e Zonja e Vjetër duan të ndërtojnë të ardhmen. Comolli e ka blinduar dhe mesazhi i dërguar për Chelsean, që ditët e fundit është paraqitur në Torino me një ofertë të pasur (65 milionë euro), është një mesazh për të gjitha klubet e mëdha të Europës: nuk ka shifër që mund ta lëkundë Juven, që tashmë po punon për rinovimin e “xhevahirit” të saj.

Blues, të freskët nga triumfi në të pasurin Botëror për Klube, kanë tentuar t’i dhurojnë trajnerit Enzo Maresca talentin turk me një ofertë shumë të rëndësishme, por drejtuesit bardhezi e kanë mbyllur menjëherë derën dhe kanë ngritur murin për të mbrojtur të përkëdhelurin e John Elkann dhe njeriun simbol të kursit të ri Comolli-Chiellini. Një tratativë që as nuk ka nisur, aq sa klubi anglez ka vendosur të ndryshojë drejtim dhe të synojë Xavi Simons të Leipzig.

Lexo më tej: Real e Barça hedhin sytë nga Yildiz, Juventus nxiton ta blindojë: detajet e ofertës

Një sinjal i fortë ky i dërguar nga Comolli, që dëshiron të ndërtojë një Juventus më të fortë dhe e konsideron Yildiz gurin e themelit të projektit të ri, aq sa tashmë po punon për të rinovuar kontratën e fantazistit, i cili jo më larg se dymbëdhjetë muaj më parë rinovoi deri në 2029 duke rritur pagën (1,5 milionë plus bonuse). Propozimi që po studiohet, shkruan La Gazzetta dello Sport, do të ishte një rinovim deri në 2030 me një rrogë në nivelin e të mëdhenjve të skuadrës: të paktën 4 milionë.

Një lëvizje tjetër për të mbrojtur xhevahirin e familjes nga ofensivat e klubeve të mëdha të Europës: rinovimi i Yildiz është një prioritet i çiftit Comolli-Chiellini dhe firma mund të vijë që në ditët e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI