E përkëdhelur në short, me kalimin direkt në raundin e dytë, Dinamo kthehet të luajë në një ndeshje europiane 15 vjet nga hera e fundit, duke mposhtur në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League, 1-2 Atletic Escaldes. Skuadra e Ilir Dajës ka hedhur një hap të sigurtë drejt raundit të tretë të kompeticionit, duke fituar ndeshjen e parë në Andorra, falë golave të Baton Zabërgjas dhe Eridon Qardakut.
Befasi në Andorra
Dinamo dukej e ngurtë, për kohën e gjatë larg emocioneve europiane, e në fakt fillimisht ishin vendasit që luajtën më bindshëm duke gjetur edhe avantazhin në fundin e pjesës së parë falë golit të realizuar nga Vieira. Një moment i shfrytëzuar nga Escaldes, që sidomos në goditjet standarde bëhej e rrezikshme.
[video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/688246e20e0c0.mp4"][/video]
Zgjimi i pjesës së dytë...
Ilir Daja, një nga ata që ka provuar tre herë fazën e grupeve të turneve europianë, nuk dihet se cfarë i ka thënë të tijve në dhomat e zhveshjes, por Dinamo u shfaq në fushën e lojës me një “fytyrë” tjetër. Baton Zabërgja riktheu ekuilibrat e takimit duke realizuar golin e 1-1 falë një gabimi të portierit kundërshtar, në minutën e 65’. Nëndetsja kishte mundësi ta përmbyste edhe më herët takimi, tashmë nën diktatin e tyre, por duhet zëvendëuesi Qardaku, që 5 minuta nga fundi të vuloste suksesin.
[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/6882501248b8c.mp4"][/video]
Lexo më tej: Shorti i Conference League, me fat vetëm Egnatia: Dinamo e Vllaznia përballë "murit"
Dinamo ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit dhe në kthim pas një jave, mjafton vetëm të mos humbasë për të shkuar në takimin me raundin e tretë, duke patur dy rezultate në tre në favor kundër Atletic Escaldes, që me skuadrat shqiptare ka kujtime të këqija nga eleminimi i pësuar nga Teuta. Nëse arrijnë të sigurojnë biletën për turin e tretë, Dinamo duhet të përballet me një rival shumë më të fortë: fituesin e ndeshjes mes Zire nga Azerbajxhani dhe Hajduk Split, një prej emrave më të njohur në arenën ballkanase dhe jo vetëm. Për Dinamon, ky mund të kthehet në një test të vërtetë force dhe ambicieje.
[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/688254d1ae986.mp4"][/video]