Flash

Qarkullonte me kallashnikov në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Delvinë

Lapsi.al 24 July 2025
Qarkullonte me kallashnikov në makinë, arrestohet 44-vjeçari

44-vjeçari Eqerem Sorra i cili qarkullonte i armatosur me kallashnikov në makinë është lokalizuar dhe arrestuar në Delvinë nga Policia e Sarandës, duke parandaluar edhe ngjarje të mundshme kriminale. Mësohet se aksioni erdhi si pasojë e planit të masave për kontrolle në të gjithë qarkun e Vlorës nga policia, i koduar “Ngarkesa”.

Kështu Sorra është i arrestuar për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Gjithashtu sipas raportimeve, Sorra ka qenë më parë i dënuar në Kaliforni në lidhje me një rast përdhunimi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI