Flash

Odegaard merr trofeun e Tridentity Cup pasi mposhti Milan: por nuk di ç’të bëjë me të

Lapsi.al 24 July 2025
Odegaard merr trofeun e Tridentity Cup pasi mposhti Milan: por nuk di
Arsenal ka mposhtur Milan në ndeshjen e luajtur në Singapor: mjaftoi një gol i Bukayo Saka për të mundur kuqezinjtë të paktën brenda minutave të rregullta përpara se penalltitë – sipas një marrëveshjeje mes trajnerëve për të garantuar më shumë spektakël pavarësisht rezultatit – të përmbysnin rezultatin në fushë. Por nuk ishte kjo veçantia e vetme e takimit. Vëmendjen e mori gjesti i bërë nga Martin Odegaard dhe reagimi njëkohësisht i shokëve të skuadrës në momentin e fotos pas ndarjes së çmimit të “Tridentity Cup”. Kapiteni i Gunners nuk e ndieu aspak të ngrejë trofeun lart në shenjë suksesi, një qëndrim që nuk kaloi pa u vënë re, sidomos për mënyrën moskokëçarëse me të cilën, sapo mori çmimin, e vendosi trofeun në tokë vetëm sepse anglezët duhej të pozonin për fotografinë zyrtare. Por përshtypja, duke gjykuar edhe nga shprehjet e fytyrës, është se nëse do të mundnin do të shkonin direkt në dhomat e zhveshjes, duke shmangur atë ceremoni.

Odegaard merr trofeun e Tridentity Cup: nuk di ç’të bëjë me të

Në stadiumin kombëtar të Kallang ishin rreth njëzet mijë spektatorë që ndoqën atë test që ka një vlerë të rëndësishme ekonomike, por jo aq sportive, sidomos gjatë kësaj periudhe kur formacionet janë ende në fazë përgatitore për sezonin e ardhshëm. Sjellja pothuajse e painteresuar e Odegaard pasqyron këtë situatë. Kush ndoqi ceremoninë e ndarjes së çmimit nuk mund të mos e vërente: gjithçka ishte shumë mekanike. Shtrëngim duarsh, foto zyrtare e kapitenit, pastaj një tjetër klik me grupin dhe kaq… të gjithë drejt dhomave të zhveshjes pa u zgjatur më tepër. Çfarë bëri Odegaard? Duke qenë kapiteni, të gjitha dritat e reflektorëve ishin mbi të: mori kupën dhe e vendosi në tokë, përpara shokëve që po pozonin. Kush priste që ai do ta ngrinte të paktën për sy e faqe mbeti i zhgënjyer. Dhe pak çaste pas klik-ut erdhi menjëherë shpërndarja.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI