Flash

Itali/ Gjykata e liroi me arrest shtëpiak, Apeli e rikthen në qeli shqiptarin

Lapsi.al 24 July 2025
Itali/ Gjykata e liroi me arrest shtëpiak, Apeli e rikthen në qeli

Prokuroria e Spoletos bindi Apelin e Peruxhias që të kthente në qeli me ‘arrest në burg’ 36-vjeçarin. Shkalla e parë vendosi arrest shtëpiak, por masa u kundërshtua. Droga, armët dhe paratë iu gjetën në makinë dhe 2 shtëpitë që shqiptari kishte në përdorim. Ai u arrestua në muajin qershor.

Gjykata e Apelit të Peruxhias prish vendimin e shkallës së parë “arrest shtëpie” dhe kthen në burg shqiptarin që u arrestua me rreth 25 kg kokainë, 55 mijë euro cash dhe një pistoletë ‘Beretta’.

I akuzuari është Antik Ferko, 36 vjeç, i cili tani duhet të rikthehet në qeli për akuzën e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje. Gjykata e Rishikimit (Apeli), pranoi ankimimin e Prokurorisë, duke u shprehur se masa e dhënë arrest shtëpie nga shkalla e parë ishte shumë e butë për një arrestim të tillë.

Shqiptari kishte shprehur pendesë në deklaratën e tij pas arrestimit, teksa avokati mundi ta bindte gjykatën për zbutje mase. Por tashmë Gjykata e Rishikimit të Perugia, mbështeti ankesën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit Publik të Spoleto-s.

Antik Ferko u kap me 24.7 kilogramë kokainë të fshehur në shtëpitë e tij në Spello dhe Foligno, teksa fillimisht u pikas teksa lëvizte me një automjet nga oficerët e Guardia di Finanza, të cilët gjetën tetë blloqe kokaine në pjesën e poshtme të rreme të makinës së tij.

Dhjetë të tjera ishin fshehur në të dy shtëpitë. Bastisja çoi gjithashtu në zbulimin e një shume të madhe parash (55,000 euro) dhe një pistolete Beretta 6.35. Gjykatësi i hetimeve paraprake të Gjykatës së  Spoleto-s, urdhëroi arrest shtëpiak për 36-vjeçarin, i cili kishte bërë "deklarata spontane rrëfimi".

Operacioni u zhvillua javën e dytë të qershorit nga GdF. Droga ishte fshehur në funde false në makinë, në shtëpinë në Spello dhe në shtëpinë e prindërve të të arrestuarit, në Foligno. Pakot e drogës ishin të stampuara me kodin sekret "458", që dyshohet se nënkupton financuesin dhe pritësin e mallit.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, përplasen 2 automjete

Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë rreth orës 07:05 ku mësohet se janë përplasur 2 automjete. Sipas njoftimit të policisë nga ky ak...

09:12

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI