Flash

Hulk Hogan humb jetën, pëson infarkt: legjenda e Wrestling u ndje keq në shtëpi

Lapsi.al 24 July 2025
Hulk Hogan humb jetën, pëson infarkt: legjenda e Wrestling u ndje keq
Në moshën 71-vjeçare është ndarë nga jeta Hulk Hogan. Lajmi është raportuar nga TMZ. Amerikani në karrierën e tij si sportist ka kontribuar në popullarizimin global të Wrestling, sport për të cilin ka qenë një super kampion. Por Hulk Hogan ka qenë edhe aktor, ka marrë pjesë edhe në Rocky III. Legjenda e Wrestling sipas mjekëve, të cilët mbërritën në banesën e tij në Clearwater, Florida, ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak. TMZ e ka dhënë lajmin dhe ka specifikuar se Hogan ishte ndier keq në shtëpi, mjekët kanë mbërritur dhe kanë vendosur ta transportojnë me ambulancë në spital. Por nuk ka pasur asgjë për të bërë. TMZ, për më tepër, kujton se pak javë më parë gruaja e Hulk Hogan kishte mohuar zërat për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit, kishte nga ata që thoshin se ai ishte ‘në shtratin e vdekjes’. E sigurt është që Hogan në majin e kaluar kishte kaluar një ndërhyrje kirurgjikale.

Hogan kampion absolut i Wrestling

Për ata që kanë dashur sportin e Wrestling dhe e kanë ndjekur, veçanërisht në vitet ’80 dhe ’90, ai i Hulk Hogan është një emër shumë i fuqishëm. Sepse amerikani ka qenë në kohën e tij një nga yjet më të ndritshme. U pagëzua ‘The Incredible’ por edhe ‘The Immortal’, që sot tingëllon shumë keq. Për dymbëdhjetë herë ka qenë kampion bote dhe ka shënuar më shumë se një epokë.

Protagonist edhe në kinema në Rocky III

Mik personal i Sylvester Stallone, që do ta fuste më pas dekada më vonë në Hall of Fame të WWE-së, Hulk Hogan ka qenë edhe aktor. Mbi një duzinë filmash dhe disa paraqitje edhe në TV. Më e njohura pa dyshim ajo në Rocky III, me mikun Stallone që e sfidoi në ring.

Fishkëllima janarin e kaluar në Los Angeles

Janarin e kaluar Hogan ishte paraqitur në Los Angeles me një seri legjendash të wrestling-ut, por sapo arriti në skenë u mbulua nga fishkëllimat. Dukshëm i tronditur Hogan nuk arriti ta fshihte gjendjen e tij shpirtërore. Ish-wrestleri u fishkëllye për shkak të asaj që kishte dalë në dritë vitet e fundit. Hogan ishte përjashtuar nga Hall of Fame për shkak të një historie të shëmtuar racizmi, me fjalët që i kishte thënë të dashurit të vajzës që u bënë publike. Ai kërkoi falje, u pendua, por nuk arriti të kthehej shpejt në botën e tij. Rikthimi në skenë në WWE nuk ndodhi, por Hogan ka qenë protagonist vitin e kaluar kur ka mbështetur personalisht Donald Trump në fushatën elektorale kundër Vance.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI