Flash

Gruaja e Tabakovic zbulon çfarë ndodh gjatë merkatos: publikon mesazhet WhatsApp

Lapsi.al 24 July 2025
Gruaja e Tabakovic zbulon çfarë ndodh gjatë merkatos: publikon
Shpesh thuhet se flamujt në futboll nuk ekzistojnë më, por në përgjithësi janë të paktë edhe futbollistët skuadrat e të cilëve gjatë karrierës mund të numërohen me një dorë. Normaliteti për lojtarët është të jenë vazhdimisht në treg, sidomos kur flasim për emra që nuk janë të nivelit më të lartë. Ky është rasti i Haris Tabakovic, sulmues boshnjak 31-vjeçar me shtetësi zvicerane, i cili sapo është transferuar në huazim te Borussia Monchengladbach nga Hoffenheim. Tabakovic është te skuadra e tij e dhjetë në karrierë dhe gruaja e tij, Sabrina, ka dashur të tregojë një pamje të asaj që ndodh prapa skenave kur një lojtar ndërron klub, duke u përpjekur të bëjë të qartë ndikimin që ka në jetën e tij private përveç asaj profesionale.

Gruaja e Haris Tabakovic publikon mesazhet në WhatsApp

Gruaja e Tabakovic ka ndarë në rrjetet sociale disa foto që i tregojnë ata ndërsa udhëtojnë në autostradë, mes tyre edhe një shkrepje me fëmijën e tyre, por edhe një vështrim në mesazhet e tyre në WhatsApp. “Zemër, bëj gati valixhet”, i kishte shkruar Haris për t’i dhënë lajmin e transferimit, që do të thoshte edhe shpërngulje. “Çfarë? Mjaft. O Zot, mjaft”, i ishte përgjigjur Sabrina, duke përjetuar të njëjtin déjà-vu për herë të disatë. “Sot fluturojmë. Nesër vizitat mjekësore!”, i kishte thënë në atë moment futbollisti, duke shkaktuar reagimin përfundimtar të gruas: “O Zot i madh, o Zot”. Poshtë screenshot-it të bisedës, ishte vendosur tabela e autostradës në drejtim të Monchengladbach.

Story në Instagram i publikuar nga gruaja e Haris Tabakovic

Pasi kaloi shokun klasik të vogël të një ndërrimi të rradhës të qytetit, gruaja e Tabakovic publikoi një deklaratë dashurie për sulmuesin, i cili në vitin 2023 vendosi të luajë për Bosnjën (tre paraqitje) pasi më parë kishte veshur fanellën e kombëtares U-21 të Zvicrës: “Fillon një kapitull i ri: nga Hoffenheim te Gladbach. Jam pafundësisht krenare për ty, për forcën tënde, disiplinën dhe guximin për të ecur përpara. Të mbështes gjithmonë, në çdo moment, me gjithë zemër”. Tabakovic

Haris Tabakovic dhe Sabrina u martuan në vitin 2024

Kjo është jeta e familjeve të futbollistëve: vitin e kaluar statistikat e FIFA treguan se rreth 80 mijë lojtarë dhe lojtare, përfshirë ata amatorë, kanë qenë protagonistë të një transferimi në të gjithë botën.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI