Flash

Gjykata vendos masën “detyrim paraqitje” për vëllain e deputetit të PS-së

Lapsi.al 24 July 2025
Gjykata vendos masën “detyrim paraqitje” për vëllain

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Denis Hasallën, vëllain e deputetit socialist Saimir Hasalla, dhe për Bledar Çullhaj, të arrestuar gjatë një operacioni që u zhvillua në disa qytete të qarkut të Elbasanit ku u ushtruan kontrolle në banesa.

Mësohet se Denis Hasalla mban detyrën e Drejtorit të Kabinetit dhe Mbikëqyrjes së menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Peqinit ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi municioni luftarak.

Aksioni i kryer këtë javë u bë në zbatim të një vendimi të Gjykatës për lejimin e kontrolleve në kuadër të një procedimi penal të nisur që prej vitit 2024 lidhur me hetimet mbi abuzimet financiare të kryera nga kompania "Eco Elb".

Për këtë hetim thuhet se edhe zyrtarë të tjerë ka dyshime të kanë pasur rol aktiv në marrëdhëniet institucionale dhe financiare me kompaninë që menaxhon mbetjet urbane.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI